AK: Policia dhe prokuroria po na bën presion me urdhër të Berishës

Postuar në 27 Shkurt, 2013 07:39

 

Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha dhe prokurorinë se po ushtron presion politik ndaj drejtuesve kryesor të AK-së. Sekretari Organizativ i kësaj partie, Redi Ramaj, ka denoncuar publikisht presionin shtetëror dhe politik të ushtuar nga policia dhe organi akuzës, që sipas tij bëhet me urdhër të Berishës.

“Vetëm dje Kryetari i Aleancës KuqeZi është kontaktuar tre herë nga prokuroria dhe oficerët e policisë gjyqësore. Kontakti i policisë gjyqësore ka qenë në të njëjtën ditë nga polici dhe prokurori rrethesh të ndryshme dhe për tre çështje të ndryshme penale që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

1. Policia Prrenjas dhe Librazhd kanë kërkuar nisjen e procedimit penal kundër kryetarit të Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu për zhvillimin e protestave në këto dy qytete ndërkohë që lejet policore kanë qenë të sigluara nga drejtuesit lokal të AK.

2. Prokuroria Tiranë ka kërkuar po dje paraqitjen e kryetarit të Aleancës KuqeZi për një çështje që nuk i përket atij por një ish- të punësuari në institucionet e shtetit.

3. Prokuroria e Tiranës ka refuzuar dje ti japë informacion Kreshnik Spahiut dhe të njihet me detajet mbi dosjen e përgatitur nga Kuvendi i Shqipërisë i cili ka kërkuar procedimin penal kundër tij. Prokuroria gjithashtu refuzon ta pushojë këtë çështje ndonëse i ka kaluar çdo afat hetimor.

“Këto janë 3 muajt e fundit të hakmarrjes së njeriut që qeveris me duar të gjakosura dhe më pas i pandehuri Berisha do përgjigjet për të gjitha krimet e kryera në këto 23 vite. Tre akte procedurale penale kundër kreut të Aleancës Kuq e Zi, marrje në pyetje e drejtuesve lokale të Aleancës Kuq e Zi dhe aktivistëve të saj, janë një ogur i zi dhe paralajmërim për një luftë të ashpër politike në prag të zgjedhjeve”, ka deklaruar Ramaj.

Aleanca Kuq e Zi ka paralajmëruar organizimin e protestave në Prill që do të kenë për qëllim gjykimin popullor të kryeministrit Berisha. “Pavarësisht dhunës dhe presionit lëvizja kuq e zi do të vijojë pa u trembur misionin e saj historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, e cila në Prill do të derdh në shesh ortekun e mbështetësve të saj për të filluar gjykimin popullor të shtetasit Berisha, të cilin të gjithë e njohim për të pandehur për krimet e tij të cilat nuk parashkruhen. Të gjithë në këto momente jemi më solidar në këtë luftë e cila ka vetëm një humbës Sali Berisha, largimi nga skena politike i këtij pushtuesi të interesave kombëtare dhe lirisë së shqiptarëve, orkestruesit të koalicionit të tradhtarëve”, ka përfunduar Ramaj.

 

 

SHQIP

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.