Edhe Fullani e pranon: 2013-a do jetë një viti i vështirë ekonomik

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi se ekonomia shqiptare do të jetë e dobët gjatë 2013-s.
Sipas kreut të Bankës së Shqipërisë, aktiviteti i ulët ekonomik në vend është i ndikuar sidomos prej uljes së kreditimit, uljes së konsumit dhe investimeve private
“Kushtet e kreditimit janë ende të shtrënguara si pasojë e kujdesit të bankave. Ka prani hendeku negativ prodhimi”, tha Fullani.
Gjithashtu, Fullani njoftoi se Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në shifrën 3.75 përqind.
Sipas tij, kushtet monetare janë të përshtatshme për të siguruar përmbushjen e objektivave të inflacionit, duke ofruar edhe stimujt e nevojshëm monetar për përmbushjen e kërkesës së brendshme.
Fullani ka theksuar se në muajin janar inflacioni ka qenë 2.7 përqind dhe kjo ka ardhur si pasojë edhe të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.
TEMA
Add new comment