Arkiv-Lajme të përditësuara
Berisha: Komplotin e Ramës për të rrëzuar Nanon e kam të filmuar
Berisha: Program kombëtar për peshkimin. Rama: Deri dje detin e njihte vetëm për not
Kryeministri Berisha premtoi sot dhe një program të mirëfilltë kombëtar për zhvillimin e sektorit të peshkimit.
Duke folur në konferencë me temë “Industria e detit dhe perspektiva e saj”, kryeministri Berisha vlerësoi rëndësinë që ka ky sektor në ekonomi ndërsa solli në vëmendje domosdoshmërinë për një ndërhyrje e fuqishme në këtë sektor, për ta shndërruar atë në një sektor të fuqishëm të rritjes ekonomike dhe të punësimit.
KEMI BËRË LËSHIME TË MJAFTUESHME
Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari në 15 vjetorin e rënies heroike të anëtarëve të familjes së tij, ka porositur liderët politikë vendas që në dialogun që po zhvillohet në Bruksel me asnjë kusht të mos bëjnë lëshime. Ai ka kërkuar unitet për çështjet e rëndësishme.
Jashari thotë se deri më tani Kosova ka bërë shumë lëshime, për shkak të presioneve ndërkombëtare ose edhe problemeve të krijuara në vend dhe mos koordinim në këto çështje.
AKU: Asnjë rrezik nga qumështi
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar rezultatet përfundimtare të analizave të qumështit me alfatoksinë, të zhvilluara në laboratorin e Breshias, në Itali.
Përmes një njoftimi për shtyp, AKU ka bërë të ditur se qumështi shqiptar përmban norma të ulëta alfatoksine që nuk përbëjnë asnjë rrezik për shëndetin e konsumatorit.
Tre ligjet, Berisha: Ftoj Ramën të reflektojë
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i bënë thirrje deputetëve të opozitës që të shmangin referendumin dhe të votojnë tre ligjet.
“Të votojmë këto tre ligje, të përcaktojmë një kohë që do t’i votojmë para shqiptarëve. Sovrani do të flasë. Unë ju ftoj në mënyrën më të sinqertë. Urdhëroni ti votojmë ligjet.”- tha Berisha.
Ai theksoi se të drejtën e popullit për të vendosur për çështje të rëndësishme nuk mund t’ja mohojë askush.
Nishani bllokon ish-prokuroren, Ina Rama
TIRANË- Presidenti shqiptar Bujar Nishani po bllokon rikthimin në pune si gjyqtare të ish-prokurores së Përgjithshme, Ina Rama
Në bazë të ligjit, ish-shefja e akuzës shqiptare, ka të drejtën të kthehet në vendin e saj të mëparshëm të punës pas përfundimit të mandatit në krye të Prokurorisë, një nen i vendosur qëllimisht për të krijuar siguri te kryeprokurori
Kuvend, debat për mediat audovizive, Dalipi: Dixhitalizimi i rrjeteve, prapaskena politike
Gjatë seancës maratonë në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar edhe ligji për mediat audiovizive, për të cilin nuk kanë munguar gjithashtu debatet. Deputeti i opozitës, Alfred Dalipi akuzoi qeverinë se po bën një tender për dixhitalizimin e rrjeteve me një vlerë prej 25 milionë eurosh, posaçërisht para zgjedhjeve të 23 qershorit.
Sipas Dalipit, një veprim i tillë me paratë e taksapaguesve shqiptarë ka vetëm prapaskena elektorale dhe korruptive, sepse tenderi do t’i jepet sipas tij transmetuesit publik.
Fullani: Qeveria të shlyejë detyrimet që ka ndaj firmave private
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i kërkoi qeverisë që të shlyejë detyrimet që ka ndaj firmave private për punimet e kryera.
Sipas Fullanit, kjo do e lehtësojë situatën e krijuar me kreditë e këqija.
Kuvend, mazhoranca kalon referendumin
Në fund të seancës maratonë të ditës së hënë, mazhoranca propozoi hedhjen për votim të 3 ligjeve që përfshihen ndër kushtet e Bashkimit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Propozimi i mazhorancës, që mbërriti pas votimit të dy marrëveshjeve, atë për shitjen e katër HEC-eve dhe tjetrën për licencën e lotarisë kombëtare, shkaktoi debate të ashpra në parlament mes kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministrit Berisha dhe deputetëve socialistë.
Lotaria Kombëtare, Bode: Transparente, PS manipulim me shifrat. Balla: Berisha po ikën si hajdut
TIRANË- Opozita është shprehur kundër projektligjit për Lotarinë Kombëtare, pjesë e rëndit të ditës për votim në seancën e sotme të Kuvendit.
Ministri i Financave, Bode, në përgjigje të akuzave të deputetit socialist, Taulant Balla ka deklaruar se gjithcka është jo vetëm transparente, por me një fitim më të madh për vendin.