Greqia pezullon linjat e autobusëve nga Shqipëria, shoferët protestojnë për zgjidhje

Postuar në 04 Mars, 2013 07:40

 

Shoqata e Transportuesve të Shqipërisë ka organizuar një protestë paraditen e sotme në sheshin ‘Nënë Tereza’, si reagim i vendimit të Ministrisë greke, i cili prej ditës së sotme ka vendosur të pezullojë 22 linja autobusësh që bëjnë çdo ditë udhëtime nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas.

Kreu i shoqatës së Transportit, Ali Dyrmishi duke e cilësuar arbitrar vendimin e palës greke deklaroi se një veprim i tillë, jo vetëm do të dërgojë drejt falimentit kompanitë shqiptare, por edhe do t’u dyfishojë apo trefishojë kostot e udhëtimit emigrantëve tanë, të cilët do të jenë të detyruar ta bëjnë udhëtimin me dy apo tri ndalesa. 

“Kjo njëanshmëri e palës greke ka 1 vit që na pezullon linjat e transportit me Greqinë për të mbrojtur interesat e një grupi të vecantë të palës së saj, për të mbajtur monopol linjat ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sot deri në orë 12:00 kemi afatin e fundit. Jemi 35 kompani. Nga këto 22-25 kompanive i është hequr e drejta për të punuar në linjën Shqipëri- Greqi. Ky është veprim i jashtëligjshëm pasi ne kemi licenca deri në 2014-ën, kjo ndodh vetëm për Shqipërinë”, deklaroi deklaroi Ali Dyrmishi, kryetar i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtareve. 

 Dyrmishi kërkojë marrjen e masave të menjëhershme nga Ministria e Transportit e Shqipërisë për palën greke, në të kundërt paralajmëroi se Shoqata e Transportit do të bllokojë kufirin me Greqisë në dy pika kufitare Kapshticë dhe Kakavijë. 

“Është një katastrofë për kompanitë shqiptare, ndaj i kërkojmë ndihmë ministrisë së Transporteve të Shqipërisë, pavarësisht se na ka dhënë ndihmë deri tani, por i bëjmë thirrje ti drejtohet BE-së, për liberalizim licencash siç e ka Greqia. Liberalizim do thotë t’i shërbejmë sa më shpejt klientëve tanë dhe çmimi do jetë favorizues për klientelën shqiptare. Hapi juaj po nuk pati veprim dhe në rast se nuk do na zgjidhet problemi ne do arrijmë deri në bllokimin e kufijve Kapshticë dhe Kakavijë, për të mos lejuar futjen e autobusëve grekë. Nëse ministria Greqisë na ka prerë licencat edhe ministria jonë t’ua ndërpresë licencat kompanive greke. Le të rrijmë edhe 1 muaj pa punë, por të zgjidhet kjo çështje”, tha Dyrmishi. 

Protestës së Tiranës i janë bashkangjitur edhe kompanitë transportuese në jug të vendit. 28 autobusë në shenjë protestë kanë ndërpresë udhëtimin drejt Greqisë. Shoferët shprehen se janë kundër detyrimit për kushtet e transportit si dhe vendimit të qeverisë greke. 

 

Vendimi

Më 13 shkurt 2012 Ministria greke e Transportit ka ratifikuar një rezolutë për operacionet e transportit rrugor, ku u përcaktuan rregulla shtesë për vendet jo anëtare të Evropës. Vendosja e regjimit të ri me Shqipërinë u shty më pas deri më 28 shkurt të këtij viti, ndërkohë që para dy ditësh, regjimi i ri i operimit është dërguar nga pala greke në Ministrinë sonë të Transporteve për miratim. Sipas Shoqatës sonë të Transporteve, sjellja dhe aktet ligjore të autoriteteve greke janë tërësisht në kundërshtim me marrëveshjet mes dy shteteve, të cilat kanë përcaktuar se linjat dhe destinacionet do të mbeten të liberalizuara, me përjashtim të ndonjë ndryshimi që do të bëhej me konsensusin e plotë të palëve. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.