Lotaria Kombëtare, Bode: Transparente, PS manipulim me shifrat. Balla: Berisha po ikën si hajdut

Postuar në 04 Mars, 2013 07:41

 

TIRANË- Opozita është shprehur kundër projektligjit për Lotarinë Kombëtare, pjesë e rëndit të ditës për votim në seancën e sotme të Kuvendit.

Ministri i Financave, Bode, në përgjigje të akuzave të deputetit socialist, Taulant Balla ka deklaruar se gjithcka është jo vetëm transparente, por me një fitim më të madh për vendin.

“Ne jemi vendi i fundit që miratojmë Lotarinë Kombëtare. Vitet e fundit ka një vendosje, lotaritë u janë besuar privatëve, ose iu kanë deleguar organizimin dhe ushtrimin e tyre, ose kane kaluar me koncesion ekzekutimin e licencës. Ajo është monopol, diferenca është që te ne është një licence e akorduar 100% private, nderkohe qe në Austri ka përbërje edhe publike, edhe private. Edhe në vende të tjera janë me kapitale private ose të huaja, lidhur me çmimin dhe taksat ka një manipulim, që mënjanohet shpejt nëse i referohemi një llotarie konkrete, ju thoni 30%, po ndryshe të thuash e fitimit, apo xhiros”- tha ai.

Nderkohe deputeti Balla ka akuzuar Berishen se me gjithe kete vale shitjesh e privatizimesh po tregon se po iken si nje hajdut. “Ne do te rilindim sportin”- ka thene Balla, duke akuzuar qeverine se procesi i tenderit per Lotarine nuk ka qene transparent.

“Është kurruptive, pasi është Pazar i mbyllur shumë kohë më parë që të zhvillohet tenderi. Kriteret që Berisha përdori në tenderin e dhënies së kësaj licence ishtin përjashtuese. Qeveria vendosi si kriter disponimin e dy certifikata për blerësin. Këto certifika lëshohen nga shoqata botërore kombëtare, ndaj u përjashtuan lotarinë me famë botërore. Qeveria nuk vendosi cmimin, por e caktoi çmimin e fiksuar, vetëm këta mund të bëjnë një gjë të tillë, që të fiksohet çmimi 3.5 mln euro. Shqipëria ka vendosur cmim më të ulët në botë për shitjen e licencës”- tha Balla.

Sipas Balles, Berisha po bën aktin e turpit të vet, po ikën Berisha, po ikën si hajdut.

“Ne nuk jemi kundër privatizimeve, por këto prona po falen me cmime nën vlerën e tyre reale, nuk ka qeveri në botë që tre muaj para zgjedhjeve të shesë pronat e shqiptarëve, sot Berisha po mbyll edhe pazarin e fundit, pazarin e Lotarisë Kombëtare. Lotaria Kombëtare nuk mund të shitet në kushtet e Shqipërisë tonë, pasi ai është element për financimin e programeve të sportit. Ka vetëm një mundësi që të rilindë sporti, vetëm nëse do mbështetet në aspektin financiar”- tha ai.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.