Arkiv-Lajme të përditësuara
KRYESORET VENDI KOSOVA RAJONI BOTA SPORT SHOW BIZ LIFESTYLE VIDEO “Harta e arit të zi në Greqi”
Pas përfundimit të kërkimeve sizmike katër mujore të anijes Nordic Explorer, dy gazetat më të mëdha të së dielës në Greqi publikojnë për herë të parë hartat detare të zonave të pasura në rezerva natyrore me naftë dhe gaz, në jug të Kretës dhe në detin Jon.
Paskal Milo: Qeveria po bën gati manipulimet e zgjedhjeve
Kreu i PDS-së, Paskal Milo, ka akuzuar ashpër qeverinë Berisha për keqqeverisje duke u shprehur se qeveria iu ka ofruar për vite me radhë qytetarëve shqiptarë pasiguri dhe varfëri. Deklarata ka ardhur pas një takimi me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Gjirokastrës, ku Milo është shprehur se kjo situatë politike është mjaft e tensionuar për faktin se jemi në prag të zgjedhjeve, për të cilat tashmë mazhoranca ka nisur manipulimet e para.
Kandidimi i Nard Ndokës tek PD-ja, përçan të djathtën
Kandidimi i Nard Ndokës, kreut të Partisë Demokristiane në një vend të sigurt në listën e PD-së, ka ndezur sherret brenda të djathtës, raporton Shqiptarja.com.
Mësohet se Berisha tashmë e ka pranuar faktin se Ndoka do jetë i dyti në listën e kandidatëve të PD-së në qarkun e Shkodrës, ose i teti në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës, që ka 32 mandate deri më tani.
Lirimi i banesave, Avokati i Popullit: Akti normativ i pa studiuar mirë, ja dy zgjidhjet e problemit
Igli Totozani i dërgon një rekomandim kryeministrit Sali Berisha për zgjidhjen e problemit
Avokati i Popullit, Igli Totozani, i ka rekomanduar kryeministrit Sali Berisha, ndryshimin dhe përmirësimin e bazës ligjore, për trajtimin me strehim në një kohë sa më të shpejtë të mundshme, të individëve apo familjeve qiramarrëse, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara. Shkak për këtë nisëm është bërë depozitimi i një numri të madh ankesash, të mbërritur pranë këtij institucioni nga individë të ndryshëm, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara.
Ina Rama: Nuk i hyj politikës
Ish Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, nëpërmjet një deklarate, mohoi zërat për përfshirjen e saj në politikë.
“Pas përfundimit të ushtrimit të funksionit të Prokurorit të Përgjithshëm kam paraqitur zyrtarisht, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, një kërkesë për t’i propozuar presidentit të Republikës, emërimin tim si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Për këtë kërkesë, gjithashtu kam bërë me dije zyrtarisht edhe presidentin e Republikës”, shkruan znj. Rama.
Rrëmben e përdhunon 13 vjeçaren, i arrestuari: Gënjen nga frika, marrëdhënie me dëshirën e saj
KORCE- Nje i ri, 26 vjec eshte vene ne pranga i akuzuar per rrembimin dhe me pas perdhunimin e nje 13 vjecareje.
Sipas te dhenave te para te policise se Korces mesohet se emri i te arrestuarit eshte Nikolin Samara.
Mesohet se ai ka rrëmbyer shtetasen me iniciale M.G (13-vjece) jashtë dëshirës së saj dhe me pas e ka cuar ate ne një banesë të vjetër në fshatin Mborje dhe e ka përdhunuar gjithë natën.
Vajza e vogel jetonte me gjysherit, nderkohe qe prinderit e saj ishin emigrante ne Greqi.
Dorëheqja e qeverisë nuk qetëson zemërimin për varfërinë, bullgarët sërish në protestë
Dhjetëra mijëra bullgarë kanë dalë në rrugë në protestat në të gjithë vendin duke treguar kështu se dorëheqja e qeverisë ka dështuar të qetësojë zemërimin publik rreth varfërisë dhe korrupsionit.
Mitingjet e së dielës u zhvilluan në qytette si Sofje, Plovdiv, Burgas, Blagoevgrad, Ruse dhe Sliven. Në tubim me të madh, rreth 50 mijë njerëz dolën në rrugë në qytetin e Varnës në Detin e Zi.
Kryeministri Bojko Borisov u largua së bashku me qeverinë e qendrës së djathtë e tij më 27 shkurt, pas dy javëve të protestave.
Banorët e Ulzës kundër privatizimit të HEC-ve: Do bojkotojmë zgjedhjet
Ditën e sotme banorët e Ulzës kanë protestuar kundër privatizimit të HEC-ve. Këta banorë janë kundër privatizimit të HEC-ve të Ulzës dhe Shkopetit me pretendimin se kanë prona në këto hidrocentrale. Banorët kërcënojnë se nëse finalizohet nesër në Kuvend kontrata e shitjes do të bllokojnë rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë dhe do të bojkotojnë zgjedhjet e 23 qershorit. Madje ata kanë kërkuar edhe ndihmën e liderit të LSI-së Ilir Meta, të cilit i bëjnë thirrje që deputetët e LSI-së të mos miratojnë të hënën në Kuvend marrëveshjen e privatizimit të hidrocentraleve.
PD-ja, presion administratës duke i kërcënuar me vendin e punës
Format
- Rekrutim në punë mbi premtimin e votimit familjar për partinë që ka pushtetin.
- Anëtarësim në parti dhe kërkesë për votim, për të mbajtur vendin e punës.
- Shkarkim nga puna, në rast se një individ është i afërt me partinë kundërshtare.
Fushata
Nëpunësve u merren të dhënat personale dhe u shpërndahen tesera të PD-së
Fatjona Mejdini
Rama: AK-së ia kemi bër ftesën për koalicion, Dule nuk mund të shkojë djathas. Topi kërkon të marrë PD-në
Ashtu siç do ditë të djelë, kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar bashkëbisedimin e radhës me qytetarët në rrjetin social “Twitter”.
Rama e ka cilësuar deklaratën e komisionerit për zgjerimin Stafan Fyle i cili u shpreh kundër referendumit për 3 ligjet si shprehjen e radhës të së vërtetës se ky pushtet e ka bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt BE me një sistem antivlerash.
Kryesocialisti Rama është shprehur optimist që PS-ja do t`i fitojë zgjedhjet e 23 Qershorit pasi sipas tij shqiptarët e kanë të nevojshme një rilindje.