Kandidimi i Nard Ndokës tek PD-ja, përçan të djathtën

Kandidimi i Nard Ndokës, kreut të Partisë Demokristiane në një vend të sigurt në listën e PD-së, ka ndezur sherret brenda të djathtës, raporton Shqiptarja.com.
Mësohet se Berisha tashmë e ka pranuar faktin se Ndoka do jetë i dyti në listën e kandidatëve të PD-së në qarkun e Shkodrës, ose i teti në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës, që ka 32 mandate deri më tani.
Pikërisht një sanksionim i tillë ka sjellë dhe acarimin e aleatëve besnikë të Berishës në koalicionin qeverisës, të cilët të diktuar dhe nga sistemi zgjedhor, tentojnë të jenë në listën e PD, pasi e kanë të vështirë që të zënë një vend në Kuvend.
Mësohet se qëndrimi i PD-së ka qenë i prerë deri më tani: Asnjë kryetar aleat në listën e demokratëve, pasi ata kanë qenë në tërë vite pjesë e koalicionit të qeverisjes dhe në pushtet dhe gjatë këtyre viteve të kishin punuar për paritë e tyre që të mos humbnin elektorat.
Ndërsa për PDK dhe Ndokën është bërë ky “tolerim” për vetë faktin se kanë qenë në opozitë për vite me radhë dhe për më tepër që kanë afër 40 mijë vota në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor.
SHEKULLI
Add new comment