Paskal Milo: Qeveria po bën gati manipulimet e zgjedhjeve

Postuar në 03 Mars, 2013 14:16

Kreu i PDS-së, Paskal Milo, ka akuzuar ashpër qeverinë Berisha për keqqeverisje duke  u shprehur se qeveria iu  ka ofruar për vite me radhë qytetarëve shqiptarë pasiguri dhe varfëri. Deklarata ka ardhur pas një takimi me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Gjirokastrës, ku Milo është shprehur se kjo situatë politike është mjaft e tensionuar për faktin se jemi në prag të zgjedhjeve, për të cilat tashmë mazhoranca ka nisur manipulimet e para.

“Qeveria po bën gati manipulimet e zgjedhjeve dhe një prej manipulimeve më të mëdha është pikërisht projektligji që pritet të kalojë në Kuvend, i gatshëm për tu dhënë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve cka nënkupton një shtim artificial të shtimit të elektoratit”, është shprehur Milo.

Paskal Milo ka shtuar se sot qytetarët shqiptarë janë krejt të pasigurt për jetën e tyre.

“Krimi sot ka hyrë në familje në mënyrë makabre, ndërsa siguria është e rënduar kur janë të pasigurta ato institucione të specializuara dhe kanë për detyrë të ruajnë sigurinë e qytetarëve. Ky është një dështim i qeverisë Berisha. Ne kërkojmë që në këto kushte Ministri i Brendshëm të japë dorëheqjen e madje edhe kupola e rendit, e cila nuk është e aftë t’ju sigurojë këtë të fundit qytetarëve.”

Ndërsa lidhur me krizën ekonomike, Milo ka pohuar se “ajo tashmë është ulur këmbëkryq me shqiptarët gjë e cila do ndryshojë pas zgjedhjeve të 23 qershorit duke sjellë frymën e re të politikës shqiptare”, theksoi ai.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.