Rama: AK-së ia kemi bër ftesën për koalicion, Dule nuk mund të shkojë djathas. Topi kërkon të marrë PD-në

Postuar në 03 Mars, 2013 08:21

 

Ashtu siç do ditë të djelë, kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar bashkëbisedimin e radhës me qytetarët në rrjetin social “Twitter”.

Rama e ka cilësuar deklaratën e komisionerit për zgjerimin Stafan Fyle i cili u shpreh kundër referendumit për 3 ligjet si shprehjen e radhës të së vërtetës se ky pushtet e ka bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt BE me një sistem antivlerash.

Kryesocialisti Rama është shprehur optimist që PS-ja do t`i fitojë zgjedhjet e 23 Qershorit pasi sipas tij shqiptarët e kanë të nevojshme një rilindje.

“Në Shqipëri do të fitojë nevoja kombëtare për një rilindje të gjithanshme. Do fitojë programi dhe skuadra e PS-së” tha Rama ndërsa është pyetur se ka frikë që në vendin tonë mund të ndodhë e njëjta gjë si në Itali.

Kryesocialisti ka deklaruar se PS-ja do të bëjë koalicion me çdo forcë politike që dëshiron të bashkohet për rotacionin duke lënë kështu të hapur edhe një koalicion me LSI-në. Asnjë votë për reotacionin s’duhet të shkojë dëm” ka shtuar Rama.

Rama ka pranuar se e ka ftuar publikisht Aleancën Kuqezi për të arritur një koalicion për zgjedhjet. “E kam ftuar njësoj si të tjerët që janë rreshtuar me fjale kundër pushtetit! Dera është e hapur” ka theksuar Rama.

Rama është pyetur edhe në lidhje edhe me një koalicion të mundshëm të PBDNJ-it me PD për të cilën theksoi se do të ishte një hipokrizi e radhës në politikën e partizave duke shtuar se s`beson se PBDNJ si parti serioze do të ishte e aftë ta bënte këtë.

I pyetur se përse Bamir Topi nuk bashkohet me opozitën, kryesocialisti Rma është shprehur sepse ai  kërkon shpëtimin e PD duke filluar nga ndëshkimi i Saliut dhe ka strategji për të djathtën jo për Shqiperinë.

Rama është shprehur  gjithashtu se PS-ja do të ndryshojë rrënjësisht komunikimin e qeverisë me publikun dhe do të jetë shembull i etikës dhe vërtetësisë në komunikim.

I pyetur nëse PS-ja ka një plan për sigurinë dhe cilësinë ushqimore në programin “Për një Rilindje” kryesocialisti u shpreh: “Pa dyshim që kemi një plan konkret për të rritur ndjeshëm garancinë dhe sigurinë ushqimore”.

Rama ka ripërsëritur se PS-ja do të ulë taksën mbi faturat e energjisë, do të imponojë barazinë para detyrimit për të paguar ndërsa ka shtuar  se kush vjedh energji do ndëshkohet.

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.