RIATDHESIMI, JO PA REZULTATE NË FERIZAJ

Postuar në 03 Mars, 2013 08:19

 

Nuk kanë munguar kërkesat e personave të riatdhesuar për të gëzuar benifitet që u takojnë edhe gjatë këtij në Komunën e Ferizajt. Zyrtarët komunal që merren me këtë proces kanë thënë se janë ndihmuar personat që janë riatdhesuar dhe familjet e tyre, sipas projektiti, nga komuna dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), me gjëra ushqimore, higjienike, lëndë djegëse dhe në aspektin e strehimit e akomodimit të tyre.

Sipas zyrtares për kthim të qëndrueshëm, Xhevahire Dervishi-Rexhepi komuna ka përmbushur kërkesat e tyre në maksimum, ndërsa ka përcjell tek organet më të larta edhe kërkesat e 31 personave për projekte që lidhen me krijimin e të hyrave vetjake.

"Sipas të dhënave që posedojmë, nga 31 persona sa kanë aplikuar, 24 prej tyre kanë përfituar mjete në vlerë prej 2 mijë euro për projekte. Ne kemi vizituar ata dhe kemi vërejtur se kanë filluar të merren me biznese dhe kanë arritur rezultate në këtë drejtim", ka thënë Rexhepi, për të shtuar se kjo ka qenë një ndihmesë e çmueshme për ta, në rrafshin e gjenerimit të të ardhurave për familjet e tyre.

Zyrtarët janë shprehur se edhe banimi vazhdon të jetë një problem në vete. Derisa gjatë viti të kaluar janë akomoduar 14 familje sipas skemës 6 plus 6 dhe janë ndihmuar me gjëra ushqimore, lëndë djegëse dhe gjëra tjera, janë 3 kërkesa të aprovuara për ndërtimin e shtëpive për 3 familje, një familje shqiptare dhe dy familje të komunitetit ashkali.

"Si komunë kemi arritur t'i plotësojmë kriteret që na janë dhënë, megjithëse procesi i riatdhesimit nuk është proces i lehtë", ka thënë zyrtarja për kthim.

Gjatë vitit 2012, sipas të dhënave janë riatdhesuar 82 familje me 152 anëtar.

Prej tyre 58 kanë qenë familje shqiptare me 106 persona, 19 familje të komunitetit ashkali me 35 persona dhe 5 familje rome me 11 persona.

Riatdhesimi dhe ri-integrimi janë kritere që duhet përmbushur vendi dhe lidhen me procesin e liberalizimit të vizave dhe ecjes drejt integrimeve evropiane.

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.