Arkiv-Lajme të përditësuara

Mediu: Importi i mbetjeve do të vijojë deri në referendum

Postuar në 06 Mars, 2013 03:55

 

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu reagoi ditën e sotme në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetueses për mbajtjen e referendumit për importin e mbetjeve.

Gjatë një konference për mbrojtjen e mjedisit, Mediu u shpreh se ai nuk është kundër zhvillimit të Referendumit ndërsa ka shtuar me kërkesën e shfuqizimit të dy neneve rrezikohet liberalizimi i të gjitha mbetjeve.

Media spanjolle: Spitalet shqiptare janë horror, si në Luftën e Dytë Botërore

Postuar në 06 Mars, 2013 03:54

 

Mediat spanjolle janë tmerruar me spitalet shqiptare. Në një reportazh të publikuar nga “20 minutos” thuhet se spitalet në Shqipëri janë si në Luftën e Dytë Botërore.

Në shkrim thuhet se më shumë infektohesh në spitale, sesa shërohesh.

Ilaçet mungojnë, ndërkohë që brenda në ambientet e QSUT mund të gjesh që nga kafet e deri tek serviset e makinave.

Drejtuesit e spitaleve janë partiakë të thekur, thuhet në shkrim, ndërsa korrupsioni është në nivele alarmante.

STRATEGJIA DALËSE

Postuar në 06 Mars, 2013 03:53

 

Behgjet Pacolli po shqyrton mundësinë e daljes nga Qeveria, në mënyrë që nga pozicioni opozitar ta përgatisë partinë e tij për zgjedhjet e ardhshme. Këto lëvizje të Zëvendëskryeministrit vijnë pasi Hashim Thaçi nuk po duket shumë i interesuar për ta mbyllur çështjen e riformatimit të Qeverisë.

Kërkesa e Behgjet Pacollit për të riformatizuar Qeverinë e Kosovës nuk është përfillur nga Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi.

Duket se dinamika e Pacollit nuk po përshtatet me atë të Thaçit.

Poni: Pastrim i listave nga dublikimet

Postuar në 06 Mars, 2013 03:52

Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, në një deklaratë për mediat për listat e zgjedhësve njoftoi se më 12 dhjetor Drejtoria e Gjendjes Civile ka shpërndarë listat e zgjedhësve. 

"Zyrat e Gjendjes Civile po punojnë për minimizimin e personave me adresë të pasaktë. Kemi kërkuar të zbatohet në mënyrë rigoroze numri i zgjedhësve për qendër votimi", u shpreh Poni.

Sipas zëvendësministrit po punohet për uljen e numrit të zgjedhësve që figurojnë në lista pa adresë banimi.

Shullazi bojkoton gjyqin, FNSH blindon Apelin e Shkodrës

Postuar në 05 Mars, 2013 08:42

Shkodër Gjykata e Apelit është blinduar nga specialët e FNSH-së dhe policët e rendit, por Emiljano Shullazi dhe miku i tij nuk janë paraqitur fare në gjyq. Mungesa e dy të akuzuarve por edhe e avokatëve të tyre ka shtyrë seancën gjyqësore që ishte planifikuar të mbahej dje në Shkodër.

Mandati i Fidel Yllit: S’kam marrë licencë kur jam bërë deputet, nisma për të më prishur imazhin

Postuar në 05 Mars, 2013 08:41

Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve u mblodh sot në një seancë dëgjimore me deputetin e PS-së Fidel Ylli për të shqyrtuar mandatin e tij pas një nisme të 16 deputetëve të PD-së që kanë kërkuar heqjen e mandatit të tij të deputetit.

Në fjalën e tij para komisionit, Fidel Ylli e cilësoi nismën e mazhorancës si të turpshme, të ndërmarrë sipas tij në kohën e gabuar dhe ndaj njeriut të gabuar, duke qenë se jemi në fund të mandatit të tij si deputet dhe kjo nismë nuk ka më asnjë vlerë.

Braçe: S’është e ndershme dhe produktive ajo që po ndodh me listat e kandidatëve

Postuar në 05 Mars, 2013 08:40

Deputeti socialist, Erion Braçe, shprehet se ajo që po ndodh me listat e kandidatëve të ardhshëm për deputet të PS-së, nuk është e ndershme dhe produktive. Sipas tij kjo gjë duhet të marrë fund sa më parë, duke nënkuptuar faktin se deputetët socialist nuk mund të mbahen varur.

Braçe iu referua deklaratave të djeshme të Berishës dhe Topallit, të cilët prej kohësh tashmë çdo deputeti socialist i kujtojnë faktin se nuk do të jenë më në listat e deputetëve.

PD: Vendimi u keqinterpretua

Postuar në 05 Mars, 2013 08:38

Mazhoranca i bëri thirrje medias të mos bjerë pre e asaj që e quajti "keqintepretim me dashje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për referendumin që kërkon ndalimin e importit të mbetjeve".

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali tha se i vetmi vendim i Gjykatës Kushtetuese është të pranojë kërkesën për referendum dhe jo siç interpretohet "të ndalojë importin e mbetjeve".

Kushtetuesja: Po referendumit për plehrat

Postuar në 05 Mars, 2013 04:34

 

TIRANE- Gjykata Kushtetuese eshte shprehur sot pro mbajtjes se referenfumit kunder importit te mbetjeve.

Vendimi eshte marre pas shqyrtimit te kerkeses dhe debatit te zhvilluar mes pakeve, pak kohe me pare ne kete gjykate.

Sipas Kushtetueses, presidenti i vendit, duhet te vendose per daten brenda 45 ditesh. Ne perputhje te ligjit, referendumi mbahet pas zgjedhjeve, pasi eshte i nuk lejohet 6 muaj para mbajtjes se zgjedhjeve.

Nje seance me pare objekt i debatit ne Kushtetuese ishin dy nenet e ligjit të integruar të mbetjeve .

Pas kandidimit në Shkodër, Benit i ngritën kurth për ta vrarë

Postuar në 05 Mars, 2013 04:33

Ekzekutimi mafioz i Dritan Lamajt, shefit të Komisariatit nr 6., duket se nuk ka rrënuar vetëm familjen e kryekomisarit. Nxitimi i Policisë së Shtetit për të deklaruar një fajtor, ka tronditur edhe një tjetër familje. Përveç se është luajtur seriozisht me jetën e personit të akuzuar, ende pa asnjë provë, si i dyshuari kryesor i i atentatit, familja e biznesmenit Arben Frroku, po vuan peshën e imazhit në publik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara