Arkiv-Lajme të përditësuara

Teatri Kombëtar, homazhe për Roland Trebickën

Postuar në 07 Mars, 2013 03:04

TIRANE- Një prej aktorëve më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka mundur  të mposhtë sëmundjen që e mundonte prej më shumë se një viti. Roland Trebicka është ndarë nga jetë pasditen e të mërkures, në moshën 66- vjeçare.

Sot në nderim të tij do të zhvillohen homazhe ne ambientet e Teatrit nga ora 11:00-13:00, prej nga ku me pas do te percillet ne banesen e fundit.

Nje nga fotot e fundit te aktorit, Roland Trebicka

AKU kontrolle në furrat e bukës

Postuar në 07 Mars, 2013 03:03

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle sot në furrat e bukës për të parë cilësinë e prodhimit të tij. Pas vëzhgimit AKU ka gjobitur dhe pezulluar aktivitetin e disa furrave të bukës në 12 qarqe të vendit për mungesën e higjienës dhe përdorimit të ambalazhit qese. Inspektorët kanë kryer kontrolle në 513 furra, gjatë periudhës 13 shkurt – 1 mars 2013, ku janë konstatuar më së shumti probleme me mungesën e higjienës në Qarkun e Lezhës, Kukësit, Dibrës dhe Fierit. AKU shprehet se në rastet kur rezulton bukë me ngjyrues  , ky ngjyrues është i çërtifikuar dhe bimor.

 

Festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, aktivitete në gjithë vendin

Postuar në 07 Mars, 2013 03:02

Sot në mbarë vendin shënohet festa e “7 Marsit” e njohur si Dita e Mësuesit. Në gjithë vendin pritet që të mbahen aktivitete të ndryshme për të nderuar mësuesit për kontributin që kanë dhënë në edukimin e brezave.

Hapja e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, më 7 Mars të vitit 1887, e ktheu këtë ditë në një festë mbarëkombëtare për të përkujtuar dhe shprehur mirënjohjen për punën e mësuesve në edukimin e brezave.

Aktivitete kulturore do të ketë në të gjitha shkollat e vendit, ndërkohë që priten edhe aktivitete masive të organizuara nga qeveria dhe ministria e arsimit.

Pak ditë pasi hyri në burg, Delijorgji lirohet për sjellje të mirë. Durda: Ku u soll mirë, në plazhe apo restorante?

Postuar në 07 Mars, 2013 03:00

Mihal Delijorgji, administratori i kompanisë “Albademil” dhe i cilësuar si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit, shpërblehet me leje nga burgjet.

Vetëm pak ditë pas dorëzimit në polici për të vuajtur dënimin e mbetur prej 3 muaj e 24 ditëve, Delijorgjit i jepet leje për sjellje të mirë.

Ngadalë Behgjet

Postuar në 07 Mars, 2013 02:59

Partia Demokratike e Kosovës nuk po i merr seriozisht paralajmërimet e Behgjet Pacollit se do të dalë nga Qeveria nëse nuk i plotësohen të gjitha kërkesat. Madje, Hajredin Kuçi ia ka rikujtuar atij se partneriteti nuk zhvillohet duke kërcënuar. Nënkryetari i PDK’së tha për Express se ende nuk ka marrëveshje për rindarje të ministrive.

Kërcënimet e AKR’së se do të dalin nga koalicioni nëse nuk i plotësohen kërkesat për të marrë poste të tjera nuk janë marrë seriozisht nga Partia Demokratike e Kosovës.

Pengmarrja në Tiranë

Postuar në 07 Mars, 2013 02:58

Policia e Tiranës i ka dhënë fund pengmarrjes 3 ditore të një të riu nga Librazhdi, i cili mbahej i izoluar në një lokal afër stacionit të trenit.

Ata i kërkonin babait të 22-vjeçarit një borxh të pashlyer prej 86 mijë lekësh. Policia ndërhyri në momentin e shkëmbimit të pengut me paratë dhe ndaloi 3 autorët.

Zëdhënësja e policisë së kryeqytetit jep detajet mbi ngjarjen.

Gazsjellësi, ekspertët: Nabucco West ka avantazhe

Postuar në 06 Mars, 2013 15:46

Pas disa muajsh pritet të merret vendimi për rrugën përmes së cilës do të kalojë gazi i rajonit të Kaspikut për në Evropë. Shqipëria është një prej vendeve të shumta të interesuara për këtë burim të ri energjitik. Në lojë janë dy projekte konkurrente TAP-i dhe Nabucco West. Zëri i Amerikës sjell sot zërat e dy ekspertëve, një në Itali dhe një nga Shtetet e Bashkuara, për të marrë mendimet e tyre

Gianfranco Lizza është profesor i Gjeopolitikës në universitetin Sapienza të Romës, Jenik Radon, Profesor i Universitetit Columbia në Nju Jork.

Ligji i medias, Leskaj: Berisha nuk pranoi këshillat e OSBE-së

Postuar në 06 Mars, 2013 15:42

Letra - Më 1 mars, përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave i dërgon Kryeministrit Berisha një letër, ku i shpreh shqetësimin për ligjin

Shqetësimi - Në këtë letër, Mijatoviç thekson se KKRT dhe Këshilli Drejtues i RTSH-së duhet të jenë politikisht gjithëpërfshirës dhe të pavarur në drejtim

Zyrtarët

Letra i është dërguar për dijeni edhe Kryetares së Kuvendit, Topalli, Panaritit dhe ambasadorit Wollfarth

Deputeti i PD, Marku: S’mund të pranonim propozimin e opozitës

Topi në Elbasan: Flamur Noka, një ordiner, por më ordiner është ai që e ka vënë ministër

Postuar në 06 Mars, 2013 15:40

Fryma e Re Demokratike nisi nga Elbasani prezantimin e programit të saj politik dhe ekonomik.

Kryetari Bamir Topi tha se ky program do e çojë FRD-në drejt një fitoreje të sigurt në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Kjo sallë e mbushur me njerëz që vijnë me dëshirë për të dëgjuar dhe jo e mbushur me punonjës administrate, është baza e forcës së FRD-së dhe garanci për të qenë një parti me psikologji fituese.

Fyle: Referendumi, për populizëm

Postuar në 06 Mars, 2013 15:39

Fyle: Referendumi, për populizëm
06/03/2013 19:30

  
 

Pasi theksoi se Shqipëria është një vend sovran që merr vendimet e saj, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle deklaroi se referendumi nuk mund të përdoret për të imponuar rregullat e Parlamentit, duke e cilësuar këtë iniciativë si populiste, në prag të zgjedhjeve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara