Fyle: Referendumi, për populizëm

Postuar në 06 Mars, 2013 15:39

Fyle: Referendumi, për populizëm
06/03/2013 19:30

  
 

Pasi theksoi se Shqipëria është një vend sovran që merr vendimet e saj, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle deklaroi se referendumi nuk mund të përdoret për të imponuar rregullat e Parlamentit, duke e cilësuar këtë iniciativë si populiste, në prag të zgjedhjeve.

“Shqipëria është një vend sovran dhe politikanët e zgjedhur kanë të drejtën të miratojnë vendimet që mendojnë se janë të mira për vendin dhe ta testojnë këtë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është ajo që po ndodh në një vend sovran.

Por më lini të bëj vërejtjen që vijon: Kam komentuar në Bruksel dhe në Shqipëri se nuk më pëlqen që tre çështjet të lidhen me gjë tjetër. Nuk më pëlqejnë këto lloj lidhjesh

Tre ligjet duan gjithëpërfshirjen e mazhorancës dhe opozitës, pasi miratimi i tyre nuk ka të bëjë vetem me thelbin. Referendumi nuk mund të imponojë rregulla për Parlamentin në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit

Stefan Fyle
Komisioneri i BE për Zgjerimin

artificiale dhe mendoj se bëra një deklaratë shumë të qartë, se Shqipëria është një vend me një rekord shumë të mirë në miratimin e legjislacionit me 3/5. Pra, kjo është e mundur. Dhe po pyes veten se ku përfshihet politika këtu dhe se a kemi atë që disa mund ta quajnë populizëm.

Nuk përdoret një referendum për të imponuar rregullat e proçedurave në Parlament, sepse pasi nis të bëhet kjo, atëherë ku është fundi i këtij kreativiteti që imponon me referendum rregullat e Parlamentit dhe ligjet e ndryshme në një vend?”, deklaroi Fyle.

Komisioneri përsëriti se tre çështjet e mbetura janë kusht për të dëshmuar konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës, kur u pyet nga TCH nëse është i arritshëm statusi kandidat nëpërmjet referendumit.

“Kur së bashku me shumicën qeverisëse dhe opozitën po shihnim listën e çështjeve që duhen plotësuar dhe miratuar në mënyrë që Komisioni të rekomandojë statusin kandidat. Ne përcaktuam aty edhe një numër ligjesh dhe hapash që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Me fjalë të tjera, që kërkojnë jo vetëm komunikim, por gjithpërfshirjen në këtë proçes reformash. Për gjithpërfshirjen në reforma kam folur që prej fillimit.

Për mua, që prej fillimit, miratimi i atyre tre çështjeve nuk ishte vetëm për thelbin, por edhe për formën se si do të arriheshin, ku të dyja palët, opozita dhe mazhoranca, kanë një rol për të luajtur dhe ku të dyja palët, opozita dhe mazhoranca, kanë një përgjegjësi të veçantë.

Dhe përgjegjësia e tyre nuk është kundrejt Bashkimit Europian dhe Brukselit, por përgjegjësia e tyre është kundrejt qytetarëve të tyre”, theksoi Fyle.

I kontaktuar nga TCH, kabineti i Komisionerit sqaroi se nuk ka asnjë takim të parashikuar me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila merr pjesë të premten në komitetin e Stabilizim Asocimit.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.