MALISHEVA PA PRONA PUBLIKE

Postuar në 03 Mars, 2013 08:18

 

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë ka organizuar sot një aksion përmes të cilit kundërshton tjetërsimin e pronës publike.

“Në Malishevë çdo ditë e më shumë prona publike po tjetërsohet, uzurpohet, shitet e stërshitet nga Kryetari Isni Kilaj dhe sekserët e tij, të cilët nga vjedhës të votave janë shndërruar në uzurpator dhe vjedhës të pronave dhe tenderëve. Këtë fakt edhe me bindës e bënë mungesa e një listë të pronave publike”, ka thënë Valon Hoti nga Vetëvendosje në Malishevë.

Sipas tij, kryetari i Malishevës Isni Kilaj me bashkëpunëtoret nga partia në pushtet dhe të tjerët maksimalisht kanë shfrytëzuar këtë me qëllimin që sa më shumë të përfitojnë nga kjo gjendje kaosi, e krijuar me qellim.

Hoti ka thënë se kryetari Malishevës Komunën e ka shndërruar në agjencion patundshmërie, ku ka tjetërsuar pronat publike, siç janë: shitja e tregut në Golesh-Malishevë; Fusha e Begut në Mirushë – (Stadiumi i qytetit) me ndërrim destinomi; kompensimet për pronat përgjatë lumit Mirusha; hapësira e çerdhes, që pa vendim të asamblesë është tjetërsuar dhe vendi-oborri i shkollës në Golluboc – kompensimi, e shumë prona të tjera publike, që janë tjetërsuar në mënyrë korruptive.

“Si rezultat i kësaj gjendje ne sot po realizojmë ketë aksion simbolik dhe po alarmojmë për situatën e rëndë. Ky pushtet përveç varfërisë e ngecjes tashme qytetarët e Komunës së Malishevës po i len edhe pa prona publike”, tha Hoti.

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.