TemA TV/ Rajmonda Bulku- Ramës: “Të mungon dashuria ndaj grave”. Rama: “Më kujtove filmin ‘Nusja dhe shtetrrethimi’’

Postuar në 02 Mars, 2013 02:59

 

Deputetja demokrate, Rajmonda Bulku, ka dalë në një konferencë shtypi vetëm pse Edi Rama përmendi gjatë intervistës së djeshme në “Opinion”, zëdhënësen e PD-së, Laura Vorpsi. Bulku ka akuzuar Ramën pse është marrë me të, ndërsa ka thënë se atij i mungon dashuria dhe përkujdesja ndaj grave.

“Rama bëri xheloz edhe Nastradinin kur në Opionin u mor me zëdhënësen 26- vjeçare, sipas analizës leksikore 141 herë përmendi Berishën, 437 herë emrin e saj. Pse e zure me gojë emrin e saj, pse nuk shpjegove se pse i ngre taksat për njerëzit që krijojnë vende pune, pse nuk shpjegon se si do i punësosh 1 milionë të papunët e imagjinatës tënde, por merresh me Vorpsin, pse nuk tregon se si do i trajnosh 73 mijë gratë, sa do shpenzosh, kush do jenë trajnerët, po merresh me Vorpsin.

Si ka mundësi që pas një dekade beson se me sulme nastradinësh do fshehësh mungesën e një programi të nisur në 2005 dhe se ke mbaruar akoma. I paaftë t’u përgjigjesh dhe pyetjeve të lehta të zëdhënëses për faturat e ndërtimit të pallatit paje, si e bleve tokën për vilën në periferi të Tiranës, se si do i punësosh 250 mijë gratë e tyre e zëvendësove tytën e pushkës nga burrat të gratë, e kë bërë në prag të çdo fushate zgjedhore, edhe në 2003 u more me Palomën e Fiks Fare.

I njohur për mungesën e dashurisë ndaj grave dhe i përvuajtur nga mungesa e dashurisë së tyre ndihesh mirë vetëm me mjaftushat dhe 99-shat e tu”, tha Bulku gjatë deklaratës së saj.

Rama ka ironizuar më pas me Bulkun duke thënë se “Raimonda Bulku sapo më kujtoi filmin “Nusja dhe shtetrrethimi:-)”. Mos i vini faj ju lutem, karriera në PD = nusërim i sforcuar në TV”.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.