Shkodër, Meta: Pjesëmarrja e gjerë e grave në lista dhe Kuvend, zgjedhje dhe institucione evropiane

Postuar në 06 Mars, 2013 08:14

 

SHKODËR- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në një takim të Forumit të Gruas në Shkodër, me rastin e festave të 7-8 marsit.

Ai ka deklaruar se LSI ndihet krenare që ka bërë hap revolucionarizues duke vënë barazi gjinore 50 me 50 në të gjitha forumet e saj dhe synon që këta ta kthejë në realitet transformues për politikën.

“Ne jemi e do të jemi në krahun tuaj, se pa fuqizimin real të gruas, nuk mund të kemi një shoqëri të drejtë, me barazi të standardeve evropiane. LSI si forcë që ka angazhim kryesor integrimin është e bindur se pa këtë pjesëmarrje të plotë në jetën politike s’mund të kemi realitetin evropian që synojmë”- tha Meta.

Ai ka premtuar mbështetje në politikat favorizuese për gratë sipërmarrëse. Ndërkohë që duke u ndalur te zgjedhjet, Meta ka theksuar se angazhimi i forcës që drejton mbetet për t’i shërbyer një procesi sa më transparent.

“Pjesëmarrja e gjerë e grave në lista dhe me tej në Kuvendin e ardhshëm do ndikojë për zgjedhje evropiane dhe institucione evropiane që do dalin nga këto zgjedhje”- tha ai.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.