Mediu: Importi i mbetjeve do të vijojë deri në referendum

Postuar në 06 Mars, 2013 03:55

 

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu reagoi ditën e sotme në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetueses për mbajtjen e referendumit për importin e mbetjeve.

Gjatë një konference për mbrojtjen e mjedisit, Mediu u shpreh se ai nuk është kundër zhvillimit të Referendumit ndërsa ka shtuar me kërkesën e shfuqizimit të dy neneve rrezikohet liberalizimi i të gjitha mbetjeve.

“Nuk mund të diskutoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk kam qenë kundër zhvillimit të referendumit për importin e mbetjeve. Do të vijojë importi i mbetjeve, derisa të zhvillohet referendumi. Shoqëria civile duhet të jetë më konseguente për këtë çështje. Me kërkesën e shfuqizimit të dy neneve rrezikohet liberalizimi i të gjitha mbetjeve”, tha Mediu.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë OK mbajtjes së një referendumi kundër importit të mbetjeve, pas kërkesës së paraqitur nga një grup ambientalistësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.