“Administrata gjyqësore”, Ligjet miratojnë votimin me shumicë të thjeshtë. Opozita: Kjo është diktaturë

Postuar në 06 Mars, 2013 03:56

 

Komisioni i ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës që projektligji për Administratën Gjyqësore të votohet në Parlament me shumicë të thjeshtë, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.

Deputetë e PS-së akuzuan mazhorancën se po shpërfill opozitën duke vendosur diktaturë, ndërkohë që një ligj i tillë duhet miratuar vetëm me konsensus mes palëve politike, siç është kërkuar edhe nga BE.

“Shumica po injoron konsensusin me opozitën, kjo gjë është antikushtetuese. Votimi me shumicë të thjesht vret kompromisin”, theksoi deputeti Damian Gjiknuri.

Ndërkohë përfaqësuesi i EURALIUS ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve se ligji për administratën gjyqësore bazohet në standardet e Bashkimit Europian.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.