Tepelenë, ndalohen 10 emigrantë klandestinë

Postuar në 09 Mars, 2013 03:14

 

Dhjetë emigrantë klandestinë janë ndaluar nga policia shqiptare në qytetin e Tepelenës, në përpjekje për të kaluar në vendet fqinje.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave klandestinët e ndaluar janë 5 shtetas sirianë dhe 5 të tjerë marokenë.

Sipas burimeve, ata po ecnin në këmbë kur janë zbuluar nga uniformat blu, të cilat i kanë ndaluar duke i gjetur të pa pajisur me dokumente.

Burimet shtojnë më tej se dy persona të tjerë, të dy shtetas shqiptarë, janë shpallur në kërkim nën dyshimin se po shoqëronin klandestinët.

Atmosfera e luftës në vendet arabe, në veçanti në Siri, ka bërë që shumë banorë të largohen nga vendi dhe në disa raste të përdorin transit Shqipërinë për të kaluar në vende si Greqia, Italia dhe më tej në BE.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.