Tritol makinës së ish shefit të Urbanistikës

SARANDE- Një ngjarje e rëndë është shënuar pask pas mesnate në qytetin e Sarandës. Një sasi tritoli është vendosur në makinën e ish shefit të Urbanistkës të Sarandës, Haxhi Musai.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga shpërthimi i eksplozivit. Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 pas mesnate, ndërsa hetimet kanë nisur menjëherë.
I dëmtuari, haxhi Musai ka hedhur dyshime se gjithçka mund të ketë lidhje me detyrën e tij si përfaqësues i Këshillit Bashkiak në Bordin e Ujësjellësit.
Musai ka qenë në detyrën e shefit të Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës në vitet 2000-2005, ndërsa me shumicë votash është zgjedhur si përfaqësues i Këshillit Bashkiak në Bordin e Ujësjellësit të qytetit.
PANORAMA
Add new comment