Del nga shinat treni i mallrave, përmbysen 3 vagonë

Ditën e sotme ka ndodhur një aksident hekurudhor, ku treni i mallrave të linjës, Gjyrë-Elbasan-Durrës, ka dalë nga shinat.
Për pasojë, tre vagonë, të cilët ishin të mbushur me hekur-nikel janë përmbysur. Shkak për këtë aksident mendohet të ketë qenë amortizimi i linjës hekurudhore.
Ndërkohë, policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se nuk ka patur asnjë të lënduar nga dalja e trenit nga shinat.
SHEKULLI
Add new comment