Ndiqet penalisht djali i Drejtorit të Burgjeve, Dibra aksidentoi 28- vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja

Postuar në 15 Mars, 2013 14:29

 

Ndiqet penalisht djali i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibrës. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bëjnë të ditur se kanë nisur procedim penal ndaj Kreshnik Dibrës, pasi akuzohet për plagosjen e një vajze 28- vjeçare.

Sipas policisë, Kreshnik Dibra dy ditë më parë ka aksidentuar  vajzën e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, ku shtetësja M. Xhepo është plagosur rëndë teksa po ecte në trotuar. 25-vjeçari Dibra drejtonte makinën Golf me targa AA 267 FB, dhe sipas hetimeve paraprake, besohet se ka qenë me një shpejtësi të madhe kur ka plagosur 28-vjeçaren.

Megjithëse aksidenti ka qenë i rëndë, Dibra është larguar nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë kalimtarët ato që kanë dërguar 28- vjeçaren në Spitalin Ushtarak. Gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.