Lirimi i pedofilit në 2008, Ministria e Drejtësisë, inspektim gjykatës dhe prokurorisë

Ministria e Drejtësisë ka nisur inspektimet në Gjykatën dhe Prokurorinë e Tiranës në lidhje me çështjen penale në ngarkim të 45-vjeçarit Adrian Prenjasi.
“Pas ngjarjes tronditëse të ndodhur dje në Tiranë, ku një mitur u dhunua dhe e mbajt peng nga shtetasi Adrian Prrenjasi dhe një tjetër (sipas dëshmisë së autorit dhënë organeve të policisë) është vrarë prej tij dhe pasi u njoh me faktin se ky shtetas është dënuar me gjobë nga gjykata, për veprën penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” ndaj një tjetër të mituri, ministri i Drejtësisë ka kërkuar menjëherë inspektimin në Prokurorinë dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për rastin në fjalë. Inspektimi do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme Çështjeve të Drejtësisë me objekt kontrollin e veprimeve procedurale në procedimin penal nr.1623, viti 2008 në ngarkim të të pandehurit Ardian Prrenjasi, i akuzuar për veprën penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” parashikuar nga neni 110/1 i K.Penal, me hetime paraprake të përfunduara me vendim dërgimi për gjykim. Përfunduar së gjykuari me vendimin penal nr.1555 datë 14.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Liroi pedofilin në 2008, Ministria e Drejtësisë nis hetimet ndaj gjyqtares Demiraj
Ministria e Drejtësisë ka nisur sot hetimet për gjyqtaren Shefkie Demiraj, e cila në vitin 2008 liroi pedofilin Ardian Prrenjasi, i akuzuar në atë kohë për heqjen e paligjshme të lirisë ndaj një fëmije, duke e dënuar vetëm me 60 mijë lekë gjobë.
Në vendimin e gjykatës në atë kohë, gjyqtarja Shefkie Demiriaj shprehet se në “në rastin konkret, gjykata ka parasysh rrezikshmërinë shoqërore te veprës penale e cila cenon një marrëdhënie juridike të rëndësishme. Gjithashtu gjykata vlerëson personalitetin e të pandehurit si person i padënuar më parë për asnjë lloj vepre penale, si dhe aktin se i pandehuri i ka pranuar akuzat që në veprimet hetimore dhe është thellësisht i penduar”.
Tashmë 45 vjeçari Prrenjasi akuzohet për vrasjen e 11 vjeçarit Julian Çela, i zhdukur që nga 30 nëntori i vitit 2012 si dhe për rrëmbimin dhe abuzimin seksual ndaj një tjetër 10- vjeçari i cili fatmirësisht u gjet në kohë, ditën e djeshme në Laprakë.
SHQIP
Add new comment