Dihen emrat e deputetëve të PDK që votuan kundër grave të dhunuara

Postuar në 17 Mars, 2013 13:58

Prishtinë, 17 mars (E plotësuar) – Është bërë publike lista me emrat e deputetëve të PDK-së që i bënë bashkë forcat kryesisht me deputetë serbë, në tentimin për ta penguar ndryshimin e Ligjit për t’i futur edhe gratë e përdhunuara gjatë luftës në mesin e viktimave që u takon kompensimi, raporton KTV-ja. Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të femrave thonë se futja e kësaj kategorie në këtë ligj është akt human që ka bërë Parlamenti i Kosovës. E “Vetëvendosje” e quan të turpshëm përpjekjen e partisë në pushtet. Ndërkohë, Qeveria premton se kjo kategori do të kompensohet. Vetëm me 4 vota më shumë ndryshimi i ligjit është bërë i mundur dhe personat e dhunuar seksualisht në luftë tashmë do të kenë edhe kompensim material, njëjtë sikurse kategoritë e tjera të dala nga lufta. Më 21 mars të vitit 2000 organizata joqeveritare humanitare amerikane Human Rights Watch ka publikuar një raport 37 faqesh, ku janë përshkruar rastet e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe ka dhënë shifrën prej 20 mijë personave që janë dhunuar gjatë kësaj periudhe.Deputetë që votuan kundër futjes në ligj të grave të përdhunuara gjatë luftës janë: 
1. Shaip Muja - PDK
2. Elmi Reçica - PDK
3. Latif Gashi – PDK
4. Bekim Haxhiu – PDK
5. Zenun Pajaziti – PDK
6. Fadil Demaku - PDK
7. Adem Grabovci – PDK
8. Fatmir Xhelili – PDK
9. Halit Krasniqi - PDK
10. Ramë Vataj – PDK
11. Ramiz Ladrovci – PDK
12. Blerta Deliu Kodra – PDK
13. Salihe Mustafa – PDK
14. Safete Hadergjonaj – PDK
15. Naser Osmani – LDK
16. Ukë Rugova - Lista Rugova
17. Muzejene Selmani – AKR
18. Sevdije Rama – AKR
19. Petar Miletić – SLS
20. Jelena Bontić – SLS
21. Jasmina Žvković – SLS
22. Biserka Kostić – SLS
23. Saša Milosavlević -SLS
24. Müfera Şinik - KDTP
25. Murselj Haljilji – GIG
26. Gëzim Kelmendi – AKR
27. Boban Todorović – SLS
28. Fikrim Damka – KDTP
29. Milivoje Stojanović – SLS

 

 

KOHA DITORE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.