PS, Veliaj: Papunësia e të rinjve, një ndër 100 arsyet pse nuk duhet votuar Berisha

Postuar në 16 Mars, 2013 15:02

Partia Socialiste ka shpallur që ditën e djeshme sloganin për 100 ditët e fundit të qeverisë Berisha dhe 100 arsyet se pse kjo qeveri nuk duhet të votohet më në 23 qershor. Ndërsa ditën e djeshme, në 5-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit u denoncua mungesa e drejtësisë për 26 viktimat e kësaj ngjarjeje, ditën e sotme, PS renditi si arsyen e dytë se pse nuk duhet votuar Berisha më 23 qershor papunësinë tek të rinjtë, që sipas kësaj force politike është në nivele alarmante.

Përmes një konference për shtyp, sekretari i rinisë dhe emigracionit në PS, Erjon Veliaj deklaroi se: “Qeveria i harroi të rinjtë, vetëm një në tre prej tyre është i punësuar. Parimi është që të mos votohet më ai që ka gënjyer një herë. Më 23 qershor, të mos i japim më mundësi qeverisë të na gënjejë sërish”.

Partia Socialist, në ditët në vijim do të paraqesë të gjitha ato që ajo i cilëson si skandale korruptive të qeverisë deri në përfundim të 100 ditëve të mandatit të saj.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.