Vlorë, Topi: Berisha, kalë Troje në demokracinë shqiptare, ky është fundi i tij

Postuar në 16 Mars, 2013 15:06

Kryetari i FRD-së Bamir Topi akuzoi nga Vlora  dy partite e medha, PD e PS per saldim te bipolarizimit, nderkohe qe sipas tij, kryeministrit  i mungon sinqeriteti, kurajo për të dhënë llogari për premtimet e pambajtura, për abuzimet me taksat si dhe për nivelin e lartë të korrupsionit.

Sipas Topi, Berisha  kërkon të frikësojë njerëzit e thjeshtë për t’i bërë pjesë e një partie politke, duke u shndërruar në një kal troje në demokracinë shqiptare.

“Ky degradim i tij është edhe fundi i tij”- tha kryetari i FRD-së Bamir Topi. Duke u ndalur në situatën aktuale për shkak të rreshjeve të vazhdueshme, ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhimin e situatës sidomos në Shkodër, zona të tëra të së cilës janë nën pushtetin e ujit.

Topi eshte ndaluar edhe ne ceshtje te pronesise, duke vlerësuar bregdetasit si mbrojtës të flaktë të trojeve të të parëve duke ndalur zaptimin e të babëziturve të pushtetit.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.