Përmbytje në Shkodër, Fier e Vlorë

Dyfishimi i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës ka përkeqësuar gjendjen gjatë natës, ndërsa uji vazhdon të “shtrijë territoret” e tij në Qarkun e Shkodrës.
Nga raportimet zyrtare mësohet se mëngjesin e së premtes ndodhet nën ujë pjesërisht qyteti i Shkodrës.
Zonat e përmbytura janë lagjet Bahçallëk, Ajasëm, Mark Lulaj dhe Pedonalja. Nën ujë dhe me qindra familje të izoluara ndodhen në disa komuna pranë qytetit.
Kështu, shkarkimi i 2 400 metrave kub ujë në sekondë gjatë natës nga Vau i Dejës ka përkeqësuar gjendjen në komunën Ana e Malit. 1 800 hektarë tokë janë përmbytur, ndërsa 161 shtëpi
PermbytjetMoti do të përmirësohet"Na dëmshpërblyen me përmbytje"
të izoluara në Obot.
Në fshatin Gorricë janë izoluar 19 shtëpi, në Murriçan 11 të tjera. Në komunën Guri i Zi u përmbytën rreth 800 hektarë, me 20 shtëpi të izoluara.
Në Bërdicë janë permbytur 500 hektarë, me një total prej 55 shtëpish të izoluara.
Ministria: Ulet niveli i përmbytjeve
Ministria e Brendshme njofton se sipërfaqja e përmbytur është ulur dhe aksi nacional në harkun e Bërdicës i qarkullueshëm për mjetet.
Zëdhënësi i Ministrisë njoftoi se niveli i ujit në lagjet e qytetit të Shkodrës ka rënë, ndërsa problematike vijon të jetë situata në fshatin Trush.
Aktualisht ministri Flamur Noka dhe kreu i Emergjencave Civile ndodhen për takime në prefekturë.
Lumenjtë në pikën kritike
TOP CHANNEL
Add new comment