Meta: Ne jemi alternativa e zhvillimit dhe prosperitetit të vendit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Korçës.
Në fjalën e tij kreu i LSI-së është shprehur: “Lëvizja Socialiste për Integrim, është sot një alternativë shumë e mbështetur në qarkun e Korçës. LSI e ka treguar që është alternativa e zhvillimit dhe prosperitetit. Ne kemi vendosur në konventën e fundit të LSI-së, pjesëmarrjen e barabartë gjinore në të gjitha forumet dhe nivelet tona. Ky aktivitet është në vijim të gjallërimit dhe zhvillimit të LSI-së në të gjithë vendin, është vazhdim i atij impakti të mrekullueshëm që solli i Konventa zgjedhore e LSI-së, është produkt I një investimi të gjatë që është bërë.
Ne jemi këtu për tu ndeshur dhe me probleme dhe me sfida. Korça është e prekur më tepër se çdo rajon tjetër në vendin tonë edhe nga impakti i krizës greke. Në të gjithë Shqipërinë biznesi fason ka pësuar rritje kurse në Korçë ka ndodhur e kundërta, ai ka marrë goditje nga ndikimi i krizës në Greqi”.
TEMA
Add new comment