Ku i ka çuar Ruli 12 miliard lekët që thotë se i ka përdorur kundër përmbytjeve?

Pothuajse për të gjithë vitin 2011, siç e tregojnë tabelat zyrtare të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë është punuar për zonat përreth Shkodrës dhe Lezhës, rajone të cilat morën më shumë se gjysmën e investimeve për këtë sektor. Në dokumente thuhet se: “Në vitin 2011, u përfunduan të gjitha ndërhyrjet e anti- përmbytjeve të fazës emergjente për zonën e Shkodrës dhe Lezhës me një vlerë rreth 1.2 miliard lekë”.
Në dokumentin zyrtar, që mban firmën e ministrit Genc Ruli, thuhet se “impakti i këtyre ndërhyrjeve ka çuar në rritjen e sigurisë nga përmbytjet e zonës së Nënshkodrës”.
Kreu i këtij dikasteri thotë se falë investimeve është rritur rehabilitimi dhe rikonstruksioni me “standarde të larta sigurie i argjinaturave mbrojtëse të lumit Buna, Viluni në Velipojë dhe të lumit Kir, në një gjatësi prej 25 km”.
Pas gjithë këtyre arritjeve të përmendura nga ministria, shtrohet pyetja se si mundet që banorët e këtyre zonave ndodhen aktualisht të pushtuara nga uji, ku një pjesë e tyre kanë braktisur shtëpitë nga evakuimi? Ku kanë shkuar 12 miliard lekë të vjetra?
Ndoshta cilësia e punimeve, pasi shumë diga janë çarë pak pas inaugurimeve. Po ashtu edhe buxheti ka ardhur në rënie dhe buxheti për bordet e kullimit është rishikuar tre herrë në vitin 2012 duke e çuar nga 1.7 në 1.2 miliard lekë, shkruhet në gazetën Shqip.
TEMA
Add new comment