Tiranë, 2 persona rrahin e i vjedhin çantën oficerit të policisë

Postuar në 15 Mars, 2013 14:35

 

Dy persona kanë mundur të grabisin një oficer policie, duke ushtruar dhunë mbi të dhe më pas duke i marrë çantën që mbante me vete.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë. Sipas të dhënave të deritanishme, dy personat kanë goditur policin e më pas i kanë marrë çantën.

Efektivi punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndërkohë që mësohet se ka dhënë edhe dëshminë e tij lidhur me dy personat që e grabitën.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe është vënë në ndjekje të grabitësve. Mësohet se në çantë, oficeri i policisë kishte një laptop dhe sende të tjera. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.