Kavajë, vdes njeri nga protestuesit që mbështeti Elvis Roshin, dyshohet nga dhuna e policisë

Postuar në 16 Mars, 2013 07:59

 

Një nga protestuesit e ndaluar dhe dhunuar nga policia gjatë protestës së organizuar në Kavajë kundër arrestimit të kryebashkiakut Elvis Roshi, ka gjetur vdekjen.

Ruzhdi Aliu, 47 vjeç, ishte një nga 7 personat e arrestuar gjatë protestave para komisariatit të Kavajës dhe mësohet se është mbajtur në paraburgim për dy ditë.

Sipas avokat të kreut të bashkisë së Kavajës, Plarent Ndreca, 47 vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia.

Trupi i pajetë i Aliut është transportuar në morgun e qytetit dhe do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së tij.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.