Nacionalizmi, Fyle kritikon Tiranën

Postuar në 18 Mars, 2013 12:48

Nga Beogradi, ku po qëndron në vizitë zyrtare, komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle ka kritikuar në faqen e tij në Twitter retorikat nacionaliste të Tiranës. 

“Shqipëria tregon “kreativitet”. A është nacionalizmi, në formën që e dëgjojmë nga Tirana, vërtet i bazuar në vlera euroatlantike?”, ngre pyetjen retorike Stefan Fule, me ironi në lidhje me kreativitetin, të cilin e ka përfshirë në thonjëza. 

Pas Beogradit komisioneri pritet të vizitojë të martën Prishtinën, për të biseduar për reformat europiane dhe për zhvillimet e dialogut Serbi-Kosovë. Ndërkohë, kabineti i komisionerit njoftoi se më 25 mars Fule do të vizitojë edhe Tiranën. 

Përveç fjalimit kryesor për integrimin europian, në një konferencë me qytetarët, shoqërinë civile dhe biznesin, komisioneri pritet të inagurojë edhe një faqe interneti të Delegacionit të BE-së në Tiranë, e cila synon të jetë një platformë për të gjithë ata që interesohen për integrimin e Shqipërisë në BE. 

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.