Irritohen familjarët e Julianit: Policia po sorollat kërkimet

Postuar në 20 Mars, 2013 03:03

 

Kushërinjtë e 10-vjeçarit: E vranë për herë të dytë

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Me këtë që po ndodh, Juli është vrarë për të dytën herë dhe prej tri ditësh ndodhemi në një situatë shumë të vështirë

Nuk dimë se si të veprojmë, pasi maniaku seksual ka ndryshuar disa herë vendin që pretendon se ka hedhur trupin

Familjarëve të Julian Çelës u soset durimi me policinë. Kanë dëgjuar lloj e lloj versioni për zhdukjen e djalit 10-vjeçar, pas 30 nëntorit 2012, ku zyrtarët e policisë e regjistruan si “largim nga banesa”. Tashmë, tri ditë pasi monstra Ardian Prenjasi, tregoi se ka vrarë këtë fëmijë dhe dy ditë pasi i çoi te vendi që e kishte hedhur në Sharrë, ende policia nuk ka nisur kërkimet e mirëfillta, por vetëm ka rrethuar me shirita zonën. Agjentët e policisë nuk preferojnë të rrëmojnë në plehra, ndërsa familjarët e Julianit kërkojnë që të futen në zonën ku pretendohet se është trupi i pajetë në landfill. Ata janë mjaft të zhgënjyer për mënyrën se si policia po e trajton çështjen. Paraditen e së martës, ata kanë hedhur akuza në drejtim të policisë, duke thënë se nuk po punohet ashtu siç duhet. “Kërkimet në lidhje me gjetjen e Julit janë të vakëta. Ne kemi besim te drejtësia, por kjo e fundit nuk po tregohet e bindur në punën e saj. Po shohim vonesa prej tyre. Këto që themi i mbështesim në veprimet e një dite më parë të policisë. Prej ditës së djeshme, kur këtu ishte monstra, policia duhet të ishte shumë e vëmendshme, pasi ai thoshte se këtu është edhe batanija që do të shërbente si provë materiale. Gjithashtu, kërkimet nuk janë kryer ashtu siç duhet”, thanë dje të afërmit e vogëlushit.

Personi që pretendon se e ka vrarë, 45-vjeçari nga Prenjasi, ka ndryshuar disa herë versionet për fatin e trupit të vogëlushit. Kjo ka shkaktuar paqartësi për policinë dhe familjarët e të miturit, të cilët, që prej së dielës, presin me ankth gjetjen e trupit.

 

“U vra për herë të dytë”

Dyert e mortit janë hapur menjëherë sapo Ardian Prenjasi ka deponuar në polici se e ka vrarë Julian Çelën, djalin çapkën të Laprakës, pasi ky i fundit refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me pedofilin. Njerëzit, të veshur me të zeza shkojnë për ngushëllime në familjen e Skënder Çelës, nëndrejtori i antiterrorit në SHISH, babai i 10-vjeçarit, për të kryer ritet, ashtu siç i kërkon zakoni. Të afërmit e të miturit janë mjaft të paqartë për fatin e trupit të tij. Ata kanë dyshime se Juliani nuk është hedhur në landfillin e Sharrës. “Me këtë që po ndodh, Juli është vrarë për të dytën herë dhe prej tri ditësh ndodhemi në një situatë shumë të vështirë. Nuk dimë se si të veprojmë. Maniaku seksual ka ndryshuar disa herë vendin që pretendon se ka hedhur trupin. Lutemi që autoritetet të na ndihmojnë në gjetjen e trupit, ose në të kundërt, të na lejojnë që të ndërhyjmë vetë për të bërë gërmimet. Jemi të gatshëm që të përballojmë çdo shpenzim për kërkimet”, shprehen familjarët e vogëlushit, fati i të cilit ende nuk dihet. Daja i 10-vjeçarit, Hysen Muka, është personi që ka dyshime më të forta në lidhje me vendndodhjen e trupit të nipit të tij. Ai pretendon se Ardian Prenjasi gënjen në dëshminë e tij, në të cilën thotë se e ka hedhur trupin te plehrat e Sharrës.

 

“Kërkojmë vetëm trupin”

Policia e Tiranës, që prej së dielës, ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës. Ata kanë nisur kërkimet për  gjetjen e gjurmëve që do të çojnë në dokumentimin e vrasjes së vogëlushit. Pas deponimit në polici, Prenjasi është dërguar në banesë për të rindërtuar skemën e krimit të Julian Çelës. Mësohet se ka treguar me detaje të gjithë mekanizmin dhe arsyet e vrasjes së tij. Pas kësaj, grupi hetimor ka zbarkuar në banesën e të dyshuarit për vrasje, për të grumbulluar prova materiale. Sipas policisë, ekspertët kanë sekuestruar prej andej sende personale të 45-vjeçarit maniak. Prenjasi është dërguar edhe në landfillin e Sharrës për të treguar se ku e kishte hedhur trupin. Versionet e tij kanë ndryshuar disa herë, duke bërë që policia të mos jetë fort e qartë. Gjithsesi, ajo ka vijuar kërkimet fizike në Sharrë, por pa rezultat. Djali i tezes së Çelës është mjaft i tronditur për mënyrën se si po rrjedhin ngjarjet. Zija i ka mpirë të gjithë të afërmit dhe askush nuk është në gjendje që të japë një përgjigje për fatin e vogëlushit. Ai thotë se e vetmja dëshirë, është gjetja e trupit. “Kërkoj që të gjendet trupi. Nuk kam besim se ai është gjallë. Kjo derë ka që të dielën që rri hapur për mort. Është jashtëzakonisht e rëndë. Duhet të marrë fund çdo gjë. Gjetja e eshtrave të tij do na e lehtësonte barrën e rëndë që na mundon prej kohësh”, shprehet kushëriri i parë i Julianit, teksa pi një cigare. Është mjaft i mpirë dhe dhimbja për humbjen e çapkënit e ka shkatërruar. s.muça

 

Kronologjia

Nëntor 2012 – Juliani u zhduk në mënyrë misterioze. Policia e regjistroi si “largim nga banesa”

Dhjetor 2012 - Gazeta “Shqip” publikoi zhdukjen dhe neglizhencën e policisë për kërkimet e të miturit

Shkurt 2013 - Policia dyshonte se Juliani u largua nga Shqipëria, e shpalli të zhdukur në Interpol

Mars 2013 - Monstra, Ardian Prenjasi, zbuloi gjithçka: E mbyta me duar Julianin, pasi bërtiti

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.