Skandali i pedofilisë/ “Zbatoni ligjin” dhe “ Unë nuk hesht” , protesta para Presidencës dhe KLD-së

Dy protesta ndaj mos reagimit në kohë të të shtetit dhe mangësive në legjislacion do të zhvillohen nesër para Presidencës dhe para Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Protestat janë organisuar në mënyre spontane nëpërmjet thirrjeve në rrjetin social facebook. Protesta para Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të zhvillohet në orën 17:30.” Nëse heshtim edhe këtë herë, nuk do të ketë më drejtësi! Nëse heshtim edhe këtë herë, viktimat e rradhës do të jenë fëmijët tanë, prinderit tanë, gratë tona, të gjithë ne!” shprehen organizatorët e protestës. Ndërkohë në orën 11:00 do të zhvillohet protesta para Presidencës. Protestuesit kërkojnë evidentimi me databazë i menjëhershëm i shtetasve shqiptarë të dënuar, skeduar apo denoncuar për veprime me të mitur brenda dhe jashtë vendit (Policia e Shtetit). Publikim i fotove të personave të liruar nga burgu pas vuajtjes së dënimeve për Krime Seksuale ndaj të miturve. Të hetohen oficerë të policisë së shtetit që kanë neglizhuar hetimin e plotë me të gjitha pistat e mundshme për zhdukjen e 10 vjecarit. Procedim penal për Shpërdorim Detyre nëpërmjet mosveprimit të personave përgjegjës për skedarët e procedimeve, në lidhje me rastin e mos vlerësimit të rrezikshmërisë si përsëritës në hetimin nga policia gjyqësore të ngjarjes së 2008-ës. Të ngrihet seksioni për hetimin e krimeve ndaj të miturve. Të identifikohen vendndodhja dhe pozicioni i personave me precedent pedofil.
Mjaft prej rasteve siç përmendin protestuesit kane te bejne me neglizhencen dhe deshtimin e shtetit te mbroje viktimat e dhunes. Rastet si: Zhdukja e Julian Çelës, ai i Nazime Vishës, Aishe Vatës dhe mjaft te tjera kane treguar se shteti dhe funksionaret e tij kane reaguar me neglizhence apo nuk kane marre parasysh edhe vete ligjet e vendit. Ne shumicen e rasteve denoncimet mbyllen me faktin se te miturit jane larguar me deshire, duke mos marre parasysh nenet 100 dhe 101 te Kodit Penal qe parashikojne denim edhe ne rast se marredhenia me te mitur kryhet me deshiren e ketyre te fundit.
MAPO
Add new comment