Topalli pritet nga D’Souza: Integrimi e ekonomia, dy shtyllat kryesore të axhendës parlamentare

Postuar në 21 Mars, 2013 10:55

 

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli ka marre mbështetjen e  Britanisë së Madhe per anëtarësimin e vendit tone ne BE. Integrimi, fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, nxitja e vizitave zyrtare në të gjitha nivelet institucionale etj, ishin temat kryesore që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Baronesha  D’Souza diskutuan në takimin e tyre miqësor.

Sipas njoftimit te Kuvendit, ato u ndalën gjatë bisedës së tyre në procesin e integrimit europian ku u vlerësua se integrimi  i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një vlerë e shtuar për Bashkimin Europian.

“Integrimi dhe ekonomia janë dy shtyllat kryesore të axhendës parlamentare”- tha Topalli, duke e njohur baroneshen me reformat e marra ne kete drejtim.

Me tej ato duke u ndaluar te zhvillimet ne rajon, vlerësuan se pavarësia e Kosovës është një e kthesë e rëndësishme në historinë e prosperitetit dhe stabilitetit  të mbarë rajonit.

“Kryetarja e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, Baronesha D’Souza, do të vijë në gusht pë një vizitë zyrtare në Tiranë, pas ftesës së bërë nga Kryetarja Jozefina Topalli. Gjatë vizitës së saj në Londër, Kryetarja e Kuvendit  mori pjesë në një prej seancave më të rëndësishme të parlamentit britanik, seancë ku Qeveria e Kryeministrit Cameron paraqiti buxhetin e vitit 2013″- thuhet ne njoftim.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.