Ndërpriten kërkimet në Sharrë

Postuar në 21 Mars, 2013 10:50

Kërkimet për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit të zhdukur Julian Çela mbetet i pezulluar, ndërkohë që Prokuroria po has gjithmonë e më shumë vështirësi në gjetjen e provave materiale për të akuzuar Ardian Prrenjasin për akuzën e vrasjes. Të gjitha dëshmitë e tij për vendngjarjet e supozuara nuk po japin rezultat. 

Hetimet për zhdukjen e vogëlushit Julian Çela kanë hyrë në kolaps. Të gjitha dëshmitë e dhëna nga i dyshuari për vrasje, Ardian Prrenjasi nuk po përkojnë me rezultatet në terren. 

Ndërkohë që në banesën e Prrenjasit, nuk u gjet ndonjë provë shkencore që të vërtetonte vdekjen e fëmijës, as kërkimet në landfillin e Sharrës, duket qe nuk po japin ndonje shenje te trupit te pajete. 

Gjate se enjtes nuk u kryen kerkime, por qe sipas burimeve nuk ka patur asnje lidhje me motin e keq. Ne perimetrin e rrethuar nga policia, u hoqen edhe patrullimet policore ne ruajtjen e vendit te supozuar, se ku mund te jete hedhur trupi i femijes, çka në mënyrë indirekte vërteton se vetë policia nuk beson më në dëshmitë e Prrenjasit se trupi mund te jete ne landfill. 

Skena e supozuar e krimit nuk vazhdon te jete me ne ruajtje, pavaresisht se forca policore dhe oficerët e policise gjyqesore kane kryer disa veprime te tjera ne landfill, te karakterit shkresor. 

Grupi hetimor vazhdon te mos kete ndonje prove per te lidhur zinxhirin e ketij krimi makaber. As rindertimi i te gjithe ngjarjes referuar deponimit te Prrenjasit ne polici nuk ka qene efikas. Akuza per vrasje ndaj Ardian Prrenjasit, nuk do te ngrihet per sa kohe nuk do te gjendet prova e mundshme per fajesine e tij, pavaresisht deshmise qe ai ka dhene. 
 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.