Trazira në burgun e Trikalas në Greqi, plagosen 2 roje, arratisen 5 të dënuar shqiptarë

TRIKALA- Dy oficere te burgut te Trikalas ne Greqi jane plagosur me arme, nderkohe qe 5 te denuar, qe dyshohet se jane shqiptare jane arratisur.
Policia ka nisur kerkimet për kapjen e tyre në zonën rreth burgut, por ende nuk ka te dhena per rezultate. Situata gjatë natës në burg ka qenë tepër e vështirë, pasi një grup i armatosur ka sulmuar nga jashtë, ndërkohë që të shtëna janë dëgjuar edhe nga brenda burgut.
Ngjarja filloi mbrëmë, kur dy furgona iu afruan burgut dhe personat që gjendeshin në to, qëlluan mbi oficerët e kullës së vrojtimit. Nga ana tjetër, një grup të dënuarish nga krahu C, ku ndodhen të burgosurit shqiptarë, kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë dhe kanë dalë në tarracë duke qëlluar me armë.
Sipas korrespondentes se ‘News 24′ ne Athine, Anila Jole, nuk dihet ende sesi janë futur armët në mjediset e burgut, por sipas disa informacioneve, kallashnikovët mund të jenë futur në burg, ditën e tentativës për arratisje të të dënuarit Panajotis Vlastos, në 24 shkurt.
Situata është normalizuar disi në orët e para të mëngjesit nga ndërhyrja e forcave EKAM nga Athina e Selaniku, dhe ka filluar inspektimi për numërimin e të dënuarve në burg.
Zyrtari i lartë i Ministrisë së Drejtësisë u shpreh se “jemi sulmuar nga krimi i organizuar” dhe tha se i dënuari Panajotis Vlastos është burgosur në krahun A e burgut, kur u pyet nëse ai ishte në mesin e të burgosurve të cilët u përpoqën t’i shpëtojnë.
Kjo ngjarje ndodh vetëm një muaj pas tentativës për arratisje me helikopter po nga ky burg, e të dënuarit Panajotis Vlastos, kur helikopteri që do ta merrte, u qëllua nga rojet e burgut dhe nuk arriti të ngrihej, ndërsa i dënuari ra nga shkallët e tij. Vlerësimet e policisë flasin edhe për një ”hakmarrje” nga bashkëpunëtorët e Vlastos, që me aktin e natës së kaluar u përpoqën për një arratisje në masë.
PANORAMA
Add new comment