Fyle e Kukan në Tiranë

“Just BE” është konferenca që ka nisur punimet në Tiranë dhe ku marrin pjesë komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule dhe kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin, Eduard Kukan.
Ettore Sequi, ambasadori i BE-së në vendin tonë, theksoi në fjalën e hapjes se “integrimi në BE do të thotë për Shqipërinë më shumë punë, rritje ekonomike dhe më pak korrupsion”.
“BE-ja përfaqëson sot një shoqëri më moderne që përcakton në thelb vlerat e paqes, respektit për të drejtat e njeriut, një sistem vlerash dhe rregullash që ne i ndajmë. Të gjithë ata që ndajnë këto rregulla janë qytetarë të BE-së”, deklaroi Sequi.
Ndërsa Eduard Kukan, u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë “duhet të vihet mbi çfarëdolloj problemi të brendshëm e të jashtëm”: “Shqipëria festoi 100-vjetorin e pavarësisë dhe e ndjeva se për ju është një moment i rëndësishëm. Shqipëria ka nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për Shqipërinë. Unë jam këtu sot për të theksuar mundësinë që ka Shqipëria në procesin e integrimit europian. Duhet që e ardhmja e Shqipërisë të vihet mbi çfarëdolloj problemi të brendshëm e të jashtëm. Integrimi ka të mira për Shqipërinë dhe BE-në. Axhenda e integrimit duhet të jetë prioritet për Shqipërinë. Politikat partiake nuk duhet të ndërpresin këtë proces. Duhet njohur dhe respektuar rëndësia e bashkëpunimit.”
Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule, tha gjatë fjalës së tij se “duhet që Europa të jetë prioritet në axhendën politike, pavarësisht faktit që vëmendja e politikës është përqendruar në zgjedhjet elektorale.”
Fule shtoi: “Nuk jemi këtu për fushatë zgjedhore. Ne respektojmë partitë dhe zgjedhjen e votuesve shqiptarë dhe shpresoj që edhe politikanët të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve të qershorit. Ka ardhur koha që Shqipëria të tregojë rezultatet e pritshme dhe qytetarët të përfitojnë nga çelja e negociatave për anëtarësim. Janë hasur disa vështirësi me reformat që kanë të bëjnë me BE-në, por unë besoj se Shqipëria i ka kapacitetet për të zgjidhur këto çështje.
TOP CHANNEL
Add new comment