Dule: Zgjedhjet në rrezik nga militantët politikë nëpër komisionet e votimit

Kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule nga Korça, ku ishte i pranishëm në festimet e për 192 vjetorin e pavarësisë së Greqisë ka komentuar situatën aktuale parazgjedhore në vend, por nuk ka zbuluar asgjë lidhur me koalicionin e ardhshëm të PBDNJ pas shkëputjes nga PS.
Dule ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në rrezik serioz për shkak të militantëve partiakë që janë në komisionet zgjedhore çka ka bërë sipas tij, që në gjithë këto vite në Shqipëri të mos mbahen asnjëherë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në këtë kuadër, kryetari i PBDNJ i bëri apel klasës politike shqiptare që të reflektojë dhe të arrijë konsensusin e nevojshëm për plotësimin e kritereve të kërkuara nga BE.
I pyetur në lidhje me koalicionet, Dule nuk dha ndonjë shpjegim konkret, por u shpreh se baza e koalicioneve para ose pas zgjedhore do të jetë integrimi i vendit.
SHQIP
Add new comment