Arratisja e 8 shqiptarëve nga burgu grek. Ja fotot dhe emrat!

Policia greke publikon fotot dhe emrat e 8 shqiptarëve të arratisur para dy ditëshn ga burgu i Trikalas në Greqi. Ata janë: Flaulant Luli, Edison Lika, Ilir Kupa, Marjan Kola, Klement Cala, Admir Murataj, Ermal Lita dhe Fatos Sulaj.
Ngjarja
Një sulm i paprecedent ndodhi para dy ditësh në burgun grek, ku 11 të dënuar u arratisën, ndërsa dy të oficerë u plagosën. Mes 11 të arrestuarve, 8 ishin shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale si, vjedhje, plagosje, trafik të lëndëve narkotike etj. Më shumë se 10 njerëz kanë marrë pjesë në sulmin me armë, sipas informatave të policisë. 400 gëzhoja kallshanikovi u gjetën në vendngjarje dhe 6 kratere të shpërthimit të granatave. Vetëm në një nga këndet e burgut ku ishte qëlluar, janë gjetur shenjat e 74 plumbave. Sipas medieve greke, zyrtarët e burgut kishin shkuar të shikojnë ndeshjen Greqi-Bosnjë. Kjo dyshohet se i ka dhënë liri të burgosurve të arratisen pa shumë mundim.
Gjithçka ka nisur në orët e mbrëmjes, ku dy furgonë i janë afruar burgut dhe kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri ndaj punonjësve të policisë, që ndodheshin në ambientet e burgut. Personat të armatosur kanë nisur të qëllojnë nga jashtë, ndërkohë që të shtëna armësh u dëgjuan edhe nga brenda ambienteve të burgut. Të shtënat e armëve ishin nga anët ku ndodhen të burgosurit shqiptarë, të cilët kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë dhe kanë dalë në tarracë duke qëlluar me armë.
SHEKULLI
Add new comment