THAÇI I GATSHËM PËR TA INFORMUAR KUVENDIN

Postuar në 25 Mars, 2013 04:06

 

Kryeministri, Hashim Thaçi përmes një shkrese zyrtare dërguar Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë për t’i informuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për takimin e shtatë të zhvilluar në Bruksel.

“Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive dhe në përputhje me Rezolutën e Kuvendit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri, Hashim Thaçi përmes një shkrese zyrtare dërguar Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë për t’i informuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për takimin e shtatë të zhvilluar në Bruksel mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.