Durrës, zjarr i fuqishëm në një magazinë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë paraditen e sotme një magazinë bimësh mjekësore, në Shkozet të qytetit të Durrësit.
Flakët kanë përfshirë objektin, pjesë e një blloku magazinash në këtë zonë, ku ndodhej e magazinuar një sasi sherebeli.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në magazinat e tjera ngjitur me atë në flakë.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që shkaktoi vetëm dëme materiale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur shkakun e ngjarjes dhe është përqendruar në pistën e një ngjarjeje aksidentale, si dhe të një zjarrëvënieje të qëllimshme për shkak të konkurrencës.
TOP CHANNEL
Add new comment