Trajnohet policia, OSBE: Plotësoni standardet. Burgaj: Rend e siguri. E drejta e votës, e shenjtë

Postuar në 26 Mars, 2013 08:01

 

TIRANE- Në Qendren e Formimit Policor në Tiranë filloi sot trajnimi i punonjësve të policisë për rolin e tyre në procesin zgjedhor.

Ambasadori i OSBE-se, Wollfarth ka kerkuar permbushjen e standardeve nga gjithë personat që përfshihen në procesin zgjedhor, ne te mire te ecjes perpara te vendit.

“Do doja të deklaroja që puna juaj, e policisë gjatë procesit zgjedhor është absolutisht thelbësore. Zgjedhjet parlamentare demokratike përfaqësojnë një aktivitet me rëndësi, kam besim se ju do bëni më të mirën në mbështetje të këtij procesi demokratik. Presim që klasa politike, administruesit dhe kushdo është i pranishëm në procesin zgjedhor të përmbushin standardet e kërkuara ndërkombëtare në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara”, tha ai.

Sipas ambasadorit, zgjedhjet janë një ngjarje kyçe, nderkohe qe policia krahas kesaj detyre duhet te sigurojë luftën e lartë ndaj krimit dhe trafikut, siç është e nevojshme edhe në kohë zgjedhjesh.

“Prezenca e OSBE është shumë krenare edhe e sigurt që gjatë vitit 2013 ju do bëni punën tuaj me standarde edhe më të larta. Ju jeni pjesë e historisë së suksesit që të gjithë ne do donim të shihnim”, tha ai.

Burgaj: E drejta e votes e shenjte

Drejtori i Policise, Hysni Burgaj ka kerkuar angazhim maksimal te punonjesve ne respektim te misionit qe i eshte ngarkuar ne mbarevajtjen e procesit, ne respekt te ligjit dhe Kodit Zgjedhor.

“Kerkoj nga ju vlerësim maksimal ne këtë proces trajnimi si kusht për realizimin me sukses të misionit tona dhe realizimin me sukses të detyrës sonë në këtë proces”- tha Burgaj, duke njoftuar se cdo punonjes dhe cdo strukture policie do te kete nje udhezues ne formen e nje libri xhepi per ta pasur gjithnje me vete.

Ai ka njoftuar se punonjesit e policise te angazguar ne kete proces do te trajtohen per detyrat qe nga ato te natyrës pergatitore para fillimit të fushatës, dorëzimin e kutive në vend numërimin e votave dhe detyrat pas shpalljeve paraprake dhe përfundimtare të zgjedhjeve.

“Punoni për zbatimin e ligjit, Kodit Zgjedhor dhe udhëzimit të KQZ, askush nuk mund të dalë mbi ligjin”- tha ai.

I pranishëm në nisje te aktivitetit ishte dhe kryetari i Prezencës, Ambasadori Eugen Wollfarth dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj.

KQZ, ne nje mbledhje te pak diteve me pare miratoi një projekt udhëzim qe i lejon policise nderhyrjen në Qendrat e Votimit në rast se në to do të kenë prishje të rendit të qetësisë.

PANORAMA

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.