Heqja e taksimit të dyfishte, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri- Britani

Postuar në 26 Mars, 2013 07:57

 

U nënshkrua sot nga  Ministri i Financave Ridvan Bode dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Cannon marrëveshja për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.  Përmes kësaj marrëveshjeje,  Sipas Ministrit Bode , individët dhe bizneset nuk tatohen në mënyrë të dyfishtë, nga të dyja vendet . Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon theksoi se duhet një sistem tatimor i parashikueshëm, me rregulla të ndershme dhe të qëndrueshme.”Marrëveshja nxit tregtinë mes Britanisë dhe Shqipërisë . Kompani të mëdha britanike po shqyrtojnë mundësitë për zhvillimin e burimeve natyrore” tha ambasadori.

   MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.