Vasili: Parlamenti po përdoret për qëllime elektorale

Postuar në 30 Mars, 2013 07:08

Petrit Vasili, zëvendëskryetar i LSI-së, theksoi në një dalje për mediat se Parlamenti “po shpërdorohet për qëllime elektorale”. 

“Po shohim një shpërdorim të sallës së parlamentit për qëllime elektorale. Kuvendi është bërë si studio televizive ku zhvillohen debate që nuk kanë lidhje me detyrën e deputetëve. Shpenzohen orë e orë të tëra me debate elektorale në vend që të diskutohen projektligjet e rëndësishme dhe legjislacioni që duhet përmirësuar”, u shpreh Vasili.

“Parlamenti është institucion thelbësor i Republikës Parlamentare dhe duhet të kryejë detyrën e tij deri në ditën e fundit. Po mungon serioziteti dhe ne kërkojmë rikthimin e disiplinës. Aktualisht, në parlament duhet të ketë vend vetëm për debatet mbi ligjet e integrimit dhe jo të shkëmbehen batuta. Po përdoret një gjuhë e gabuar në vendin e gabuar”, shtoi zv/kryetari i LSI-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.