Gjyqi Malltezi-Balla, debate për marjen e provave

Seanca e radhës gjyqësore mes mes dhëndrit të kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi dhe deputetit socialist Taulant Balla u shoqërua me debate . Në hyrje të procesit, avokati i Malltezit u ktheu përgjigje 6 pyetjeve qe kishte bërë Balla në seancën paraardhëse. Debatet lidheshin me marrjen e provave. Gjykatësja Vjosa Zaimi i la kohë Ballës, që ishte i pranishëm sot në seancë, të sillte provat për të vërtetuar deklaratat që ka bërë ndaj Malltezit. Më vonë, në po të njëjtën gjykatë u zhvillua dhe procesi mes djalit të kryeministrit dhe deputetit socialist Taulant Balla. Si Malltezi dhe Shkëlzen Berisha e akuzojnë Ballën për shpifje dhe kërkojnë dëmshpërblim në shumën e 2.5 milionë lekë secili.
MAPO
Add new comment