Ilir Meta del nga Qeveria?!

Postuar në 01 Prill, 2013 08:38

Këto 4 ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një largim të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike dhe bashkimin e saj me Partinë Socialiste në një koalicion opozitar. 

Askush nuk e konfirmon zyrtarisht kete opsion, por çdo detaj i dukshem dhe me pak i dukshem po provon gjate ketyre diteve se ky opsion eshte real dhe nuk ka lidhje me 1 prillin, diten e njohur si dita e genjeshtrave. 

Paraditen e 1 prillit Ilir Meta ka hyre në zyrën e Sali Berishës, në një takim kokë me kokë, por burime të besueshme konfirmojne për Top Channel se dy kanë qene çështjet e biseduara. E 

 
 

para, siguria qe Ilir Meta i ka dhene Kryeministrit se nga LSI-ja nuk ka asnje pengese per kalimin e tre dekreteve te presidentit. E dyta, ne takimin prej 30 minutash Berisha -Meta, eshte biseduar per ceshtjen e koalicionit. Ketu burimet e Top Channel hezitojne te pohojne zyrtarisht çfare eshte biseduar mes Ilir Metes dhe Sali Berishes, por besojne se Ilir Meta ka lene te kuptohet se do te largohet nga koalicioni. Deri tani nuk ka asnje te dhene mbi qendrimin e Kryeministrit Sali Berisha rreth kesaj levizje kaq te perfolur te Ilir Metes. 

Ajo qe dihet eshte se zoti Meta ka deklaruar me heret se LSI-ja do te percaktoje qendrimin e saj per koalicionet ne Konventen Kombetare. Nje date per kete Konvente nuk ka ende, por besohet se do te mbahet nga mesi i ketij muaji. 

Burimet flasin se do te jete kjo konvente qe do te shpalle largimin e LSI-se nga Qeveria, me terheqjen e ministrave dhe bashkimin e LSI-se me Partine Socialiste. Nese kjo konfirmohet si e vertete, atehere lindin disa pikepyetje te tjera te madhe? A do te pranoje LSI nje qeveri pakice apo do te bashkoje votat me PS per nje mocion mosbesimi, nepermjet te cilit te synojne rrezimin e Kryeministrit Berisha dhe te krijojne nje qeveri teknike perpara 23 qershorit? Ky opsion mund te jete pak i veshtire. 

Kushtetuta e miratuar me votat kunder te Ilir Metes dhe votat pro te Sali Berishes dhe Edi Rames e ben Kryeministrin te forte, duke i dhene te drejten Kryeministrit te beje edhe ai mocion besimi. Dhe, nese nuk merr 71 vota, parlamenti shperndahet, duke mos i dhene mundesi askujt te krijoje nje Qeveri tjeter, pasi sipas kushtetutes Qeveria eshte e detyruar te qendroje ne detyre deri ne nisjen nga puna te Parlamentit te ri te dale nga zgjedhjet.

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.