Durrës, konflikt pronësie, kunati godet me sëpatë kunatën

Pasditen e sotme, krimi në familje ka goditur sërish.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një grua 35-vjeçare është qëlluar me sëpatë nga kunati i saj, por fatmirësisht nuk ka humbur jetën.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur për një konflikt pronësie.
Dy vëllezërit janë përfshirë në sherr për murin që ndante oborret e shtëpive të tyre, ndërkohë që në konflikt kanë marë pjesë edhe bashkëshortet e tyre dhe në sherr e sipër, Edmond Tahiraj ka qëlluar mbi kunatën e tij, Rozeta Tahiraj, e cila ka marrë plagë të rënda në kokë.
Ndërkohë policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka arrestuar autorin e krimit, Edmond Tahirajn dhe pritet dëshmia e tij për këtë ngjarje të rëndë.
SHEKULLI
Add new comment