Kryesia e PS do diskutojë aleancën me LSI. Majko: Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit, jo atë të 1 prillit

Postuar në 01 Prill, 2013 08:40

 

Ndërkohë që zërat nga të majtët europianë po shtohen që Partia Socialiste të bashkëpunojë në këto zgjedhje me Lëvizjen Socialiste për Integrim, mësohet se kryesia e PS do të diskutojë të martën për këtë çështje.

Por ndërsa aleanca PS- LSI ka shkaktuar shumë trazim në rrjetet sociale, deputeti Pandeli Majko, ish- kryeministër i PS, në një status në Facebook shkruan se ai ka zgjedhur koalicionin e 21 janarit, jo atë të 1 prillit. Nuk dihet se çfarë nënkupton Majko me këtë, por ai thekson se 2 prilli është një ditë e bukur për t’u vrarë.

“Miq! Gëzuar 1 prillin! Ditën e mashtrimit dhe gënjeshtrës. Ditën kur gënjeshtrën e mirëkuptojmë si humor. Kjo është dita kur themi gënjeshtra të “stisura” ose pa dashje pohojmë të vërtetat e mëdha të gënjeshtrës. Ai është fakti se në ditët e tjera të vitit gënjeshtra është edhe zgjedhja juaj.

Gëzuar 1 prillin, ditën e politikanëve që nuk u bënë kurrë të tillë, por iu dorëzuan shenjës së kësaj date. Të gënjesh një popull është faj. Ta lësh atë pa të drejtën e zgjedhjes midis të vërtetës dhe gënjeshtrës është dramë e maskarenjve pa principe të politikës.

Kjo është arsyeja që besoj se gënjeshtra kujtohet por nuk festohet. RILINDJA e së vërtetës është shpresa për nesër. Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit dhe jo atë të 1 prillit.

Nesër është 2 prill. Ditë e bukur për “tu vrarë”,” shkruan Majko./ep

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.