Avokatët refuzojnë mbrojtjen e Dajtit, Krimet e Rënda njoftojnë Presidentin dhe KLD-në

Postuar në 03 Prill, 2013 09:00

 

Gjykata e Krimeve te Renda ka njoftuar sot presidentin e Republikes, njeheresh kreun e Keshillit te Larte te Drejtesise duke kerkuar nderhyrje per gjyqin ndaj Dritan Dajtit, akuzuar per vrasjen e kater policeve gjate operacionit per ndalimin e tij ne Durres.

Seanca e radhes ne ngarkim te tij deshtoi serish, pasi nuk u paraqiten avokatet e perzgedhur si mbrojtes te tij.

Avokatët e caktuar nga Gjykata Maksim Haxhia dhe Fatmir Braka nuk janë paraqitur në seancë dhe kështu e gjendur para dhjetëra refuzimeve të avokatëve të caktuar kryesisht, për të marrë në mbrojtje të pandehurin Dajti, trupi gjykues kërkoi ndërhyrjen e presidentit Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të KLD-së për zgjidhjen e situatës.

Vete Dajti ne seance akuzoi gjykaten per zvarritjen e procesit ndaj tij, ne nje kohe qe ai kerkon te gjykohet.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.